Ervis Behari: Këngën “Dajo” e kam nxjerrë një javë pasi nëna kishte ndërruar jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ervis Behari është një nga këngëtarët më të njohur të muzikës popullore.

Ai është bërë i famshëm përmes këngës së “Dajos”, e cila dëgjohet kudo. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ervisi tregoi se këngën e parë që këndon në çdo koncert, është kënga e “Nënës”, pasi i jep energji.

Ai sakaq, u ndal edhe te hit “Dajo”, të cilin zbuloi se e ka xhiruar kur nëna kishte ndërruar jetë dhe është një dedikim për të.

“Unë e kam thënë edhe herë të tjera, që çdo koncert timin e nis me këngën e “Nënës”. Madje, para se të dal në skenë shikoj ato fotot, e kam për energji të mirë.

Të gjitha këngët e mia, sidomos kënga e “Dajos” është bërë pasi ndërroi jetë nëna ime. Është një nga ato këngë që mua më ka lënë pasaportën, le të themi. Më ka identifikuar. Tekstet e këngëve të mia i ka shkruar Arben Duka, i cili është një poetët më të mirë që ka Shqipëria. Them që ka sepse ai mbetet gjallë përmes veprave të tij.

Unë kam nxjerrë këngën e nënës, një javë pasi nëna ime kishte ndërruar jetë dhe ka qenë dita e 7 kur unë kam xhiruar videoklipin në fshatin tim. Dua të them këtë gjë, që Zoti ndoshta të jep edhe fuqi, kur e mendon që të largohet një njeri i afërt nga jeta.  Kënga e “Nënës” është inçizuar gjatë kohës që nëna ime ishte e sëmurë, nuk e dija, në atë kohë e mora vesh. Nuk e dija që ishte e sëmurë aq rëndë, më thotë Adi Hila, do bëjmë një këngë për nënën. Po, patjetër, i thash. Ndërkohë, që ai e dinte historinë time”, u shpreh Behari.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV