Italia përfshihet nga moti i keq, ja cilat zona janë problematike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uji i lartë në Venecia preku lartësinë 144 cm, mëngjesin e sotëm. Kjo është një situatë e jashtëzakonshmë për qytetin e Venecias, pasi 60% e tokës së qytetit është mbuluar nga uji.

Sicilia: Një natë e gjatë pune për zjarrfikësit në Palermo për shkak të erës së fortë dhe motit të keq që shkaktuan edhe tre të lënduar. Ditë e djeshme tre personat u transportuan në Spitalin Qëndror, pasi u plagosën nga shembja e çatisë së kuzhinës ndërsa ishin të ulur në tryezë, për fat të mirë nuk patën lëndimë serioze.

Ishujt Aeolian janë gjithashtu të izoluar për shkak të forcës 7 ballë të detit dhe erës që fryn 80 kilometra gjatë gjithë natës. Deti përmbyti shtëpitë e San Gaetano ndërsa në Milazzo janë bllokuar tragetet dhe 200 njerëz janë bllokuar përfshi turistët.

Sardenja: Pavarësisht motit të keq me erëra të forta që fshinë brigjet perëndimore të Sardenjës, anija tregtare e ankoruar mbrëmjen e së shtunës në shkëmbinjtë në Sant’Antioco, mbetet e bllokuar në Torre Cannai, në Sardenjën perëndimore. Të 12 anëtarët e ekuipazhit u gjetën ditën e djeshme dhe u shpëtuan. Tani pritet që kushtet e motit të përmirësohen, në mënyrë që të fillojë shkëputja e anijes me 108 metra dhe gjithashtu të kontrollohet për dëmtitme.

Kalabria: Një stuhi e dhunshme goditi brigjet e Vibonese duke shkaktuar shembjen e pjesës përfundimtare të skelës antike dhe karakteristike nga Marina di Pizzo. Stuhia ditëve të fundit kishte dëmtuar rëndë skelën, duke shkaktuar çarje të shumta në beton, por fryrja e dhunshme e kësaj nate e ka rrëzuar një pjesë të skelës.
Burimi: Ansa.it
Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Icardi godet me shuplakë tifozin e Gallatasarait

Mauro Icardi ka arritur edhe një herë të tërheqë vëmendjen mbi veten, dhe për fat të keq jo për...

Po vjen blerja më e kushtueshme në historinë e Premier League!

Alexander Isak është lojtari më i lakuar i momentit në mediat sportive të Europës.  Sulmuesi po bën një betejë të hapur me Newcastle për ta...

Elon Musk heq dorë nga ideja e themelimit të partisë? Arsyeja quhet… Tesla

Sipas një raporti të medias amerikane, Wall Street Journal, Elon Musk me sa duket i ka pezulluar për momentin planet e tij për të...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

“Ecim”, thotë Rama! Lirohen hapësirat publike në Durrës

Aksioni për lirimin e hapësirave po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje të reja të aksionit, kësaj radhe...

Lajme të tjera

Web TV