“Loja e yjeve”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nisin çerekfinalet e Kupës së Botës, me dy përballje mjaft të forta në të cilat surprizat nuk do të mungojnë. Kroacia përballet me Brazilin favorit në orën 16:00, kurse ndeshja kryesore e ditës do të jetë ajo e orës 20:00 mes Holandës dhe Argjentinës.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë të mediave sportive për ditën e sotme:

Faqja e pare e La Gazzetta dello Sport i kushtohet intervistës ekskluzive me Nicolò Barella, rreth rreth të ardhmes së tij me zikaltërit: “Po, në vitin 2026 ende e shoh veten në fushë si një Interist”. Për objektivin e Scudetto-s: “Qëllimi ynë mbetet i njëjtë: të përpiqemi të fitojmë Scudetton”.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 09/12/2022

Hapja e Corriere dello Sport në vend të kësaj i kushtohet “Lojës së yjeve” botërore . Në Katar , për në çerekfinale, sot në fushë Brazili i Neymarit , përballë nënkampioneve të botës të Kroacisë dhe Argjentinës së Messit , që sfidon Holandën.Prima Pagina Corriere dello Sport 09/12/2022

Tuttosport, si zakonisht fokusi është te Juventusi: ”Hetimi i Juves i bën jehonë fakteve”. Nga përditësimet e fundit mbi hetimin nga Prokuroria Publike e Torinos deri tek rikthimi i ekipit të Allegrit në fushë.Prima Pagina Tuttosport 09/12/2022

Prestigjiozja franceze L’Equipe hapet me Argjentinën dhe Brazilin: “Duke menduar vetëm për një ide”. Në pritje të kombëtares së Deschamps, gazeta franceze prezanton dy çerekfinalet Kroaci-Brazil dhe Holandë Argjentinë. Në fushë dy yjet e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Messi.Prima Pagina L'Equipe 09/12/2022

Në Spanjë, Mundo Deportivo ia kushton faqen e parë kthesës në stolin e kombëtares: “Lehtësim”. Luis Enrique thotë lamtumirë pas eliminimit me Marokun, de la Fuente është trajneri i ri në vend të tij.Prima Pagina Mundo Deportivo 09/12/2022

Të fundit

Dy burra dhe një spektakël

Enver Robelli 288 milionë dollarë. Kaq para ia ka dhuruar Elon Musk ish-presidentit Donald Trump për ta bërë sërish president. Më 3...

Barazim me “peng” për Shqipërinë/ Mbyllet pa gola sfida me Serbinë në “Air Albania”

Shqipëria barazon pa gola ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë treguan dëshirë të madhe që në fillim,...

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Në një ceremoni në selinë e Unionit Afrikan Bill Gates njoftoi se fondacioni i tij do të mbështesë masivisht projektet shëndetësore dhe bujqësore në...

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në stadiumin “Air Albania”, loja është...

Historia e burrit që kaloi 5 muaj në burg pa e ditur se liria kushtonte vetëm 2 dollarë

Një histori surreale nga Nju Jorku ka tronditur opinionin publik dhe ka ekspozuar një mangësi serioze në sistemin gjyqësor amerikan. Protagonist është Aitabdel Salem,...

Lajme të tjera

Web TV