Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut/ Begaj mesazh shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot bota përkujton Ditën Kombëtare të Dejave të Njeriut.

Me rastin e kësaj ditë të rëndësishme për njerëzimin, presidenti Bajram Begaj ka publikuar një postim në rrjetet sociale, në të cilin thekson përgjegjësinë që çdo njeri ka për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenieje njerëzore.

Begaj thotë se shqiptarët e njohin mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj ai apelon që gjithsecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër.

Postimi i plotë

“Ndërsa Bota pas fitores së antifashizmit mbi fashizmin dhe të popujve mbi tiraninë vuante ende prej dhimbjeve të plagëve të Luftës së Dytë Botërore, më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Deklaratën Universale pёr të Drejtat e Njeriut.
OKB i dha botës jo thjesht e vetëm një dokument parimesh, por mbi të gjitha idealin e përbashkёt, të cilin duhet ta mbërrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet. Njohja e dinjitetit të lindur, të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themel i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.
Duke e përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ne sjellim në vëmendjen e gjithkujt faktin se sa luftë është dashur, sa shumë përpjekje dhe privime janë lypur dhe se sa jetë njerëzore janë sakrifikuar për të mbërritur deri tek Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, e cila është dokumenti i parë ndërkombëtar, nga i cili rrjedh detyrimi për respektimin e dinjitetit të lindur dhe barazisë për çdo njeri, nga ku buron edhe e drejta e jetës, lirisë, sigurisë personale dhe barazisë para ligjit.
Megjithatë, miliona njerëz në botë, sot nuk i gëzojnë të drejtat universale për shkak të një sëre pabarazish dhe padrejtësish të sistemeve politike, për shkak të luftërave, të gjuhës së urrejtjes, diskriminimit, dhunës dhe mungesës së tolerancës ndaj dallimeve.
Ne shqiptarët e dimë mirë se çfarë është gjuha e urrejtjes, e diskriminimit dhe e dhunës, prandaj apelojmë me forcë, me qëllim që gjithësecili të ndjehet i detyruar për respektimin e të drejtave të të gjithë njerëzve, pa dallim të gjinisë, racës, fesë, bindjes politike, orientimit seksual, prejardhjes kombëtare apo sociale, statusit shoqëror apo çdo statusi tjetër. Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, është ndërkaq edhe një ditë kujtese dhe mesazhi që të gjithë kemi përgjegjësi për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e çdo qenie njerëzore.
Sepse çështja e të drejtave të njeriut nuk mund të jetë çështje e nje dite dhe as vetëm e një apo e disa institucioneve. Ajo është dhe mbetet çështje e gjithë shoqërisë, sepse siç ka thënë shqiptarja më e madhe në botë, e shenjta Nënë Tereza:
“Të Drejtat e Njeriut nuk janë një privilegj i dhënë nga qeveria, ato janë të drejtat e çdo qenie njerëzore nga virtytet e njerëzimit të tij”.

Të fundit

Feride Rushiti dhe QKRMT-ja nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për...

17 Janari, katolikët dhe ortodoksët festojnë Shën Antonin,shenjtin e mbrojtës së kafshëve

Për besimtarët e krishterë katolikë dhe ortodoksët, 17 janari është dita e Shën Antonit Abat, shenjt patron dhe mbrojtës i kafshëve. Në katedralen e...

Video prekëse, qeni e çon të voglin e saj që po ngordhte tek veterineri

Kamerat e sigurisë në një lagje të Stambollit kanë kapur një ndodhi tepër të rrallë, teksa një qen endacak shihet teksa çon qenushin e...

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Berishës

Në datën 17.01.2025, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim çështjen me kërkues Sali Berisha, me objekt shfuqizimin e vendimeve nr. 520, datë 30.12.2023 dhe...

VanHorn dhe Koçiu prezantojnë skanerin e ri CT në Spitalin e Durrësit

Spitali Rajonal i Durrësit është pajisur me një skaner të teknologjisë së fundit i cili shkurton kohën, zgjeron gamën e ekzaminimeve dhe rri cilësinë...

Lajme të tjera

Web TV