Kryeministri i Ukrainës jep dorëheqjen për herë të dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Ukrainës Alexiy Honcharuk ka paraqitur dorëheqjen e tij të martën dhe do të largohet nga detyra ditën e nesërme, pasi Parlamenti ta miratojë dorëheqjen e tij me një votim.

Ai do të zëvendësohet nga Denys Shmygal, i cili u emërua zv-kryeministër muajin e kaluar. Më parë ai kishte mbajtur postin si kryetar i administratës rajonale të Ivano-Frankivsk.

Kryeministri Honcharuk nuk ka dhënë arsyet e dorëheqjes së tij, por kjo nuk është hera e parë që ai e paraqet atë.

Ai e paraqiti dorëheqjen e tij në muajin janar, pasi i’u publikua një video regjistrim ku ai tha se Presidenti Ukrainës, Volodimir Zelenski, nuk dinte asgjë rreth ekonomisë. Presidenti e quajti ngjarjen ‘të pakëndshme’, por i kërkoi Kryeministrit të qëndrojë në detyrë./Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV