Yuri Kim: Kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot se do të jetë në Shqipëri dhe për ca më gjatë, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

Deklarata vjen një ditë pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Ambasadorja Kim theksoi se ajo që ka mësuar gjatë 3 viteve të saj është se këtu ka një sfidë të madhe.

“Vazhdoni të ecni sa më shpejt të mundeni. Kohë vendimtare për reformën në drejtësi dhe ka arsye për të qenë optimistë. Reforma në drejtësi po jep rezultate të dukshme, të prekshme, por e dini çfarë populli shqiptar do më shumë dhe SHBA-të janë në krahun e popullit shqiptar. Çelësi është që mbetemi të angazhuar ndaj synimit, në mënyrë serioze që ta dini që SHBA-të nuk do të ndalojnë, as ju nuk duhet. Partnerët europianë duan sukses aq sa duan dhe partnerët amerikanë. Unë kam 3 vjet në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Por kjo është ajo që kam mësuar gjatë 3 viteve të mia këtu, ka një sfidë të madhe, kjo jo sepse Shqipëria është në mënyrë unikale e korruptuar, jo. Por ka histori dhe duhet të ndiejmë empati për historinë që ka ky vend. Ky është një vend i vogël, të gjithë njohin të gjithë të tjerët.

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për fazën tjetër. Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Në korrik BE-ja filloi në mënyrë zyrtare negociatat për hyrjen tuaj në klubin e ëndrrave. Ju jeni ulur me ne, ngjitur me ne, fjalë për fjalë. Ju respektoheni si një zë për çështjet globale. Ka zhvillime strategjike kaq pranë për t’u bërë të vërteta në vendin tuaj”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV