Joao Felix vendos për largimin nga Atl. Madrid, ja gjigandët e Premierligës që e kërkojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e sulmuesit portugez Joao Felix duket larg Atletico Madrid. Madje ai pritet të largohet nga skuadra “colchoneros” që në janar të vitit të ardhshëm, kur të çelet merkato. Sipas “The Athletic”, për sulmueisn 23-vjeçar e ardhmja është në Premier League.

Menaxheri i tij Jorge Mendes dëshiron që t’ia ofrojë lojtarin në formë huazimi për 6 muaj ekipit të Aston Villa. Ai synon që Joao Felix të luajë rregullisht në Angli dhe më pas të diskutojnë për të ardhmen e tij.

Gjithsesi, orët e fundit po përflitet për një interesim të madh edhe nga ana e Arsenal. Skuadra londineze kërkon një lojtar për të zëvendësuar brazilianin Gabriel Jesus, i dëmtuar. Për këtë arsye, “gunners” synojnë të marrin talentin portugez.

Ideja është ajo e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit edhe pse shifra do të ishte e konsiderueshme. Pikërisht skuadra e Arsenal duket në “pole” për të marrë sulmuesin portugez.

Të fundit

UNICEF: Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë çdo ditë në Azinë Lindore dhe në Paqësor

Ndotja e ajrit vret 100 fëmijë më të vegjël se pesë vjeç çdo ditë në Azinë Lindore dhe në...

Diell dhe vranësira të pakta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash...

Barcelona shkatërron sërish Valencian, katalanasit e eliminojnë edhe nga Kupa e Mbretit

Barcelona e ka shkatërruar sërish Valencian, pasi në La Liga triumfuan 7-1, ndërsa tani 5-0 në Kupën e Mbretit. Pas vetëm tre minutash lojë, Ferran...

Përmbysje komode në “Anfield”, Liverpool mposht Tottenham dhe siguron finalen e kupës

Spektakël me 4 gola, Liverpool i jep “leksion” Tottenham dhe kalon në finalen e Carabao Cup ku do të ndeshen me Newcastle.  Të kuqtë e...

Basha sfidon trekëndëshin e Bermudës: Nuk janë vetëm tre individë, por një oligarki

I ftuar në një studio televizive, Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se politikisht është përballë trekëndëshit të Bermudës. Basha: Politikisht është përballë trekëndëshit...

Lajme të tjera

Web TV