“Pashë të më vrisnin burrin dhe vajzën”/ Ukrainasja tregon si arriti të shpëtonte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka pasur shumë histori brutaliteti nga forcat ruse që nga pushtimi i Ukrainës por historia e Viktoriia Kovalenko është një nga më mizoret. Mamasë 34-vjeçare i vranë të shoqin dhe vajzën 12 vjeçare ndërsa atë dhe fëmijën e vogël e futën në një bodrum të errët ku duhej të flinte në këmbë.

Ajo arriti të mbijetonte bashkë me vajzën një vjeçare dhe tashmë ndodhet në Britani. Në një intervistë për The Sun, ajo ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar. “Gjysma e zemrës sime vdiq me familjen time dhe gjysma jeton për Varvarën, kështu që do ta bëj të lumtur”.

Vështirësitë filluan kur familja e saj – ajo dhe bashkëshorti Peter, vajza e tyre 12-vjeçare Veronika dhe Varvara e vogël, e cila mbush dy vjeç muajin tjetër – u përpoqën të largoheshin nga pushtimi rus. Kur po largoheshin, ushtarët rusë hapën zjarr ndaj makinës së tyre duke lënë të vdekur partnerin e saj.

“Unë kisha Varvarën në krahë dhe Veronika ishte ulur pranë meje. Veronika hapi derën dhe filloi të dilte jashtë dhe unë e ndoqa. Nuk pashë se çfarë ndodhi, por kur dola nga makina kuptova se vajza ime ishte në rrugë dhe nuk kishte kokë.”, rrëfeu ajo më tej tmerrin që kishte përjetuar.

“Zemra ime është thyer. Njerëzit thonë se koha është një shërues, por kjo nuk është e vërtetë. Unë dua drejtësi për ta.”, tha ajo. Një ushtar rus i premtoi se do ta shpëtonte, por bashkë me vajzën e vogël në krah, e dërgoi në një bodrum ku u mbajtën në kushte çnjerëzore me rreth 300 ukrainas të tjerë.

Gjatë ditëve që pasuan, ajo pa njerëz që vdisnin rreth saj, dhe qymyri u përdor për të shkruar emrat e tyre në një mur, për t’u kopjuar më vonë në gurët e varrit. “Më mbajtën 25 ditë atje. Nuk kishte dritë, nuk kishte ajër të pastër. Njerëzit duhej të flinin në këmbë. Ushtarët na thyen telefonat.”

Lexo edhe :  Fluturimi për në Argjentinë përfundon në Brazil, pasagjerët kalojnë gati 20 orë në ajër

Mes kushteve të tmerrshme, Viktoriia u përball me traumën e vdekjes së bashkëshortit dhe vajzës së saj. “Nuk mund të qaja. Isha e mpirë. Edhe unë isha gati të vdisja. Varvara ishte shpëtimtarja ime. Ajo është arsyeja ime për të jetuar.” Rreth tre javë më vonë, rusët filluan tërheqjen e tyre nga veriu i Ukrainës dhe ajo ishte në gjendje të ikte.

Më pas me ndihmën e një organizate bamirësie ajo arriti që të largohej drejt Anglisë. Në javët e ardhshme ajo planifikon të bëjë një ankesë në polici për një krim lufte për atë që ka kaluar.

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV