Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Thumanë-Milot.
Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Thumanë.
Siç shihet dhe nga pamjet e para, makina është djegur plotësisht. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.
Ndërkohë forcat policore dhe shërbimet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.