Tomor Alizoti: Edhe në kohën e Bashës, PD drejtohej prej Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti demokrat Tomor Alizoti u shpreh se nuk ka pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në një parti politike.

Ai tha se kriza e liderave për mbajtjen e pushtetit në parti nuk është kriza e njerëzve, apo krizë ideologjike.

Ndërsa ka folur gjatë një emisioni televiziv, Alizoti ka nxjerrë bllof Berishën, edhe pse sot është me të, duke konfirmuar se PD edhe në kohën e Bashës, drejtohej nga Sali Berisha.

“Unë nuk kam pasur ndonjë kënaqësi për tu afruar në parti, sepse janë shpella shtrigash. Është një lojë drejt pushtetit dhe është e vështirë që të ruhen principet. Pranova me Bashën, por nuk është se kisha ndonjë pritshmëri të madhe.

Unë mendova se kriza e partive politike, nuk është kriza e njerëzve, por është kriza e liderave. Edhe kriza Nano-Meta në PS ka qenë një krizë për mbajtjen e pushteti dhe jo për ideologji. Edhe në PD nuk është se ka pasur një krizë ideologjie, Basha nuk e kontrollonte më. Berisha ka qenë më i fuqishëm. Njerëzit e duan liderin e fortë”, tha ai.

Alizoti tha se në sytë e tij PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja, ndërsa shtoi se Berisha ka krijuar në vend një berishizëm:

“Nuk mendoj se Rama është përfaqësues i mirë i ideologjisë së majtë apo liberale të majtë. Është kontroll pushteti në mënyrë shumë materialiste. As Berisha nuk është lideri i një së djathte, por në sytë e mi PD-ja nuk ka qenë kurrë e djathtë, sepse ka bërë më shumë vepra sociale se sa PS-ja.

Berisha ka arritur me aftësinë e tij politike të ndërtojë një frymë Berishe, që nuk mund ta përkufizoj. Ka qenë një lider me pushtet, me karizëm shumë të fortë dhe jo me pushtet të fortë.

Lexo edhe :  Rinumërimi në qarkun Tiranë: Detajet e fundit dhe planin në vijim

Ka qenë njeriu më pak i dhunshëm. Ka qenë karizmatik dhe ata që e kanë dashur e adhurojnë. Ndërsa nuk është ndërtuar një nanoizëm apo një ramizëm. Rama nuk është i fuqishëm nëse ikën nga politika, ndërsa Berisha është Berishë edhe pa politikën”, tha ai.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV