Vota e Diasporës/ Celibashi-politikës: Zbatoni Kushtetutën, emigrantët të votojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka ende të qartë se si do të realizohet vota e diasporës, por thirrja e Ilirjan Celibashit është që votimi të realizohet në zgjedhjet parlamentare 2025. Celibashi tha në Kuvend se duhet përcaktuar kriteri i kohës së qëndrimit të emigrantëve jashtë vendit, mënyra e votimit, si dhe vendi ku do të ushtrohet kjo e drejtë.

Në 2025 emigrantët do të kenë të drejtën e votës në Shqipëri. Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka filluar përgatitjet për përfshirjen e emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pasi për vendoret nuk ka kohë për tu përgatitur. Kryetari i Komisionit Qendror ka propozuar votimin elektronik si mënyrë më të lehtë dhe më praktike. “Kuadri ligjor në fuqi e ka përcaktuar në gjykimin e vlerësimit se cilët janë ata që kualifikohen për të ushtruar të drejtën e votimit atje ku ata kanë vendbanimin. Mund të pranohet ideja që të ndërtohen qendra të posaçme votimi por kjo implikon pastaj dyshime mbi ato që do të jenë administrator në këto qendra votimi. Votimi elektronik do të ishte i mirë.”, është shprehur kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirian Celibashi. Por pavarësisht çdo nisme që mund të marrë KQZ, janë partitë politike ato që kanë në dorë rregullat. “Pa një konsensus të plotë të partive politike mbi rregullat që do të duhej të ndiqeshin në implementimin e votimit nga jashtë nuk mundet të siguronim garanci mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e të gjitha palëve në procesin zgjedhor.”, tha ai. Nëse votimi nis në Kuvend rreth 1.4 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mund të japin votën e tyre për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë emrat e tyre ndodhen ende në listën e zgjedhësve në Shqipëri por nga proceset e deritanishme shumica e tyre kanë qenë të privuar nga vota, pasi shumë pak kanë pasur mundësi të vijnë në zgjedhje. E paqartë për vetë Celibashin është se cilët emigrantë do të kenë mundësi të votojnë, në bazë të kohës që qëndrimit jashtë shtetit si dhe mënyra se si do të votojnë. “Edhe ata që s’kanë adresë t’u jepet e drejta për të votuar, me kusht të thojë se ku banon. Duhet përcaktuar, është zgjedhje politike. Pasi të kemi vendosur për këtë, kemi detyrimin të evidentojmë këtë kategori. S’do ishte opurtun që votimi të bëhet në përfaqësitë diplomatike. Mund të ndërtohen qendra votimi por implikohet pabesueshmëri. Çdo opsion implikon problematika. Elektron iku do të ishte opsion shumë i mirë dhe ofron të njëjtën siguri për llogaritë bankare. Për çdo mënyrë votimi ka protokolle sigurie”, vijoi Celibashi. Kryekomisioneri kërkoi që ky proces të fillojë sa më shpejt, në mënyrë që diaspora të votojë që në zgjedhjet parlamentare 2025, por socialisti Lavdrim Krashi, tha se duhet pritur zbardhja e vendimit të Kushtetueses. Ky qëndrim i Celibashit vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që të të garantojë ndryshimet ligjore në mënyrë që të bëhet i mundur votimi i emigrantëve. Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Shoqatës ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV