Motra e Rita Orës shfaqet duke pozuar krah Dua Lipës, shpreh krenarinë për të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej vitesh flitet se marrëdhëniet mes këngëtareve nga Kosova me famë botërore , Dua Lipa dhe Rita Ora, nuk janë të mira.

Flitet se mosmarrëveshjet mes tyre kanë nisur kur në fillimet e saj Dua kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena, për ta ndihmuar në rrugën drejt muzikës, por në atë kohë ajo nuk ishte treguar e gatshme ta ndihmonte.

Por, duket se kjo nuk qëndron. Ka qenë vetë Elena, ajo që ka publikuar një fotografi me Dua Lipën, derisa ka habitur me fjalët për të.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka qenë përshkrimi që Elena Ora, i ka vendosur kësaj fotografie.

Madje, ajo edhe i ka bërë follow Duas në Instagram. Deri tani, Dua nuk i ka bërë follow e as nuk e ka ripostuar fotografinë e Elenës.

Më herët Dua Lipa e ka thyer heshtjen dhe ka përmendur emrin e Ritës, madje në një mënyrë shumë të bukur.

Në një intervistë të dhënë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndihej krenare që i përfaqësonte dy vendet (Shqipëri dhe Kosovë), shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.

“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje’-ka shtuar autorja e “One Kiss”.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Lajme të tjera

Web TV