Uznovë/ Përmbyllet procesi i legalizimeve, legalizohen gjithsej 507 objekte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Uznovë të Beratit për të përfunduar procesin e legalizimeve. Problematika e Uznovës është shumë e vjetër dhe daton që nga vitet e para pas 1990. Problematika e kësaj lagjeje të rëndësishme të qytetit të Beratit komplikohej për shkak të mbivendosjes edhe të shumë vendimmarrjeve nga institucione të ndryshme brenda kësaj zone. Disa muaj më parë nga ana e banorëve të kësaj zone u nënshkrua një peticion që kërkonte zgjidhjen e këtyre problematikave në vijim të të cilit nga ana e Kadastrës u përqëndrua vëmendja në zgjidhjen e tyre.

“Sot po i japim fund problemit të legalizimeve në Uznovë. Në Uznovë na u desh që më shumë kohë të harxhojmë për të zhbërë ato që ishin bërë keq ndër vite”, u shpreh Lame.

Në zonën e Uznovës u legalizuan gjithsej 507 objekte, shumica dërmuese e të cilave banesa private. Në fund të procesit mbetën rreth 40 objekte pronarët e të cilëve nuk janë në Shqipëri, apo që kanë problematika të ndryshojmë që nga çështjet gjyqësore e deri tek pengesa që lidhen me projektet e infrastrukturës të miratuara për atë zonë.
Në këtë proces u përfshi edhe formalizimi i banesave të vjetra të ndërtuara për para vitit 1990, të cilat edhe ato rezultonin pa dokumenta pronësie.

Drejtoresha e Kadastrës Berat, Osiana Zaimi, ka treguar problematikat me dokumentin e quajtur “Lista e trojeve”. “Me listat e Trojeve kemi patur problem të pafundme për shkak të ndryshimeve, korrigjimeve, fshirjeve të të dhënave të bëra që prej vitit 2000 e deri më sot. Bashkitë ndër vite nuk kanë prodhuar një listë të pastër të personave që përfitojnë trojet për banesat e tyre. Ndaj ne e kemi ngërç këtë gjë dhe KLSH e ka kapur me shkelje”, tha Zaimi.

Lexo edhe :  Ngjarje e rëndë gjatë punës / Humb jetën punëtori, pronari përfundon në pranga

Lame tha se ky proces është i vështirë, pasi çdo kryetar që vinte dhe ikte, hiqte apo shtonte emra nga këto lista.

“KLSH e ka kapur shkelje këtë gjë dhe detyron Kadastrën të mos veprojë mbi këtë listë me regjistrimin e pronave. Ka një Vendim Qeverie që çdo fshat, çdo njësi vendore duhet të shpalli listën e trojeve për banesat që kanë në territorin e vet. Kjo listë është plotësuar në të gjithë Shqipërinë dhe mbi bazën e kësaj bëhet ndarja dhe regjistrimi. Qeveria vendore është ajo që duhet t’i dërgojë Kadastrës listën e saktë të trojeve dhe pikërisht për këtë po bashkëpunojmë së fundmi me Bashkinë”, ka thënë Lame.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV