Pr.ligji për Policinë Bashkiake/ Plas debati te “Siguria”: Merrni ilaçe për frikërat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shoqëruar me debate mbledhja e Komisionit të Sigurisë teksa shqyrtohej projektligji për Policinë Bashkiake.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj tha se ky projektligj 5 muaj para zgjedhjeve nge dyshime dhe ka si qëllim që ti shërbejë PS.

Xhaferaj tha se nuk duan patronazhistë me uniformë. Ndërkohë Toni Gogu e kundërshtoi këtë teksa tha se patronazhistët janë qytetarë të nderuar të këtij vendi.

Ferdinant Xhaferraj: Ky projektligj na vjen 5 muaj para zgjedhjeve lokale. Është një kuadër i ri ligjor për policinë bashkiake duke nnëkuptuar që ai i tanishmi është i vitit 1997. Ishte e gjithë mundësia që kjo gjë që bëhej kur nuk kishit garë gare, në 2018, 2019. Ngre dyshime tani. Kjo për shkak se në nenin 9 i jepni 4 faqe kompetenca policiseë bashkiake. Tek 23 i ulni fare filtrat ligjorë, që nuk është më Shqipëria e 2022-shit kjp. Të gjithë këto marrin kuptim vetëm nëse 36 e hiqni fare dhe thoni i kemi detashmen të zgjedhjeve. Hiqni dyshimet që kjo polici nuk do të jetë strukturë patronazhistësh. Doni ta depolizitoni? Shtoni pikën: Policit bashkiak i ndalohet të mbështesë një strukturë politike. Ky projektligj vjen vetëm si aset i ri për të pasur një strukturë patrinazhistësh në fushatë. Po u bë kjo pika, unë e votoj. Le t’i ndalohet të shprehë bindjet.

Toni Gogu: I nderuar zoti kryetar, diskutimi në parim ka mbaruar. Foli për tre gjëra dhe në fund propozoi shtimin e një pike. Të vendosësh një ndalesë që ju e përmendni, të thuash që të ndalohet të jesh pjesë e një fushate politike. Neni e ndalon në mënyrën se si është formuluar. Duke ndaluar që të jetë anëtar i një force politike. Ju doni të bëjmë shtesa, i bie të bëjmë copy-paste atë të Policisë së Shtetit. Ne nuk mund të heqim asgjë nga koka juaj. Atë justifikimin që gjeni ju gjithmonë për humbjen dhe e bëni këtë me njollosjen e oficerëve që i shërbejnë këtij vendi.

Lexo edhe :  “Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Lefter Gështenja:Thuaj xhepista, pse thua oficerë të nderuar. Thuaj shpërndarës droge

Toni Gogu: Paske në mendje një polici me të cilën jemi ndarë. Atje në fund të asaj salle është një drejtues i lartë i Policisë së Shteti që i ka shërbyer këtij vendi për 40 vite.

Lefter Gështenja: S’e kam për të

Toni Gogu: Po nëse nuk e keni në përgjithësi, vijuni emra sepse po flasim për njerëz që kujdesen për sigurinë e këtij vendi në kohën që ne flemë gjumë. Ne duam që policia bashkiake të ketë një ligj më të ri. Patronazhisti s’ka lidhje me policinë, është punonjës social, më të mirin, kujdeset që t’i të kesh shërbim cilësor. Po ju shpjegoj çfarë është. Janë qytetarë të dneruar të këtij vendi që kujdeset si çdo fqinj i mirë për çdo fqinj tjetër. Frikërat e humbjes nuk ua heq dot neni, ka të tjera ilaçe për këto gjëra.

 

Të fundit

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe...

Lajme të tjera

Web TV