Aksident në Korçë, plagoset rëndë një 35-vjeçar

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në Korçë ku ka mbetur i plagosur rëndë një 35-vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Dishnicë-Korçë, ku shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.