Nikolla takon anëtarët e Këshillit të Diasporës: Kontributi juaj i rëndësishëm për kombin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj, dhe anëtarët e Këshillit, Anila Smorgrav, Brikena Muharremi, Rosario Petta dhe Lazim Destani.

Kryetari Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit e informuan Kryetaren Nikolla mbi veprimtarinë e Këshillit Koordinues të Diasporës për koordinimin e veprimtarisë së komuniteteve të emigrantëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe viset e tjera shqiptare si edhe bashkëpunimin e tyre me shtetin amë.

Përsa i përket bashkëpunimit me Qeverinë dhe institucionet shqiptare Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit vunë në dukje bashkëpunimin në fushën e ekonomike, tërheqjen e investimeve nga Diaspora, bashkëpunimin në fushën e arsimit e shkencës si edhe realizimin e të drejtës së votës së Diasporës nga vendet ku jetojnë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi kontributin e Këshillit Koordinues të Diasporës në bashkëpunim me Shqipërinë si edhe kontributin e Diaspores si një faktor dhe burim për zhvillimin e vendit. Kapitalet financiare, sociale dhe humane të Diasporës shqiptare, të hershme dhe të re, janë një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Diaspora përbën një pjesë vitale të shoqërive në vendet pritëse, me kontribute të njohura e të vlerësuara në zhvillimin ekonomik, sistemet e mirëqenies dhe shkencën e kulturën në këto vende. Përsa i përket çështjes së të drejtës së votës së Diasporës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Kuvendi pret zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ndërmarrë hapat e nevojshmë ligjorë për garantimin e kësaj të drejte. Njëkohësisht Kryetarja Nikolla ftoi dhe siguroi anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës për bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin dhe institucionet, jo vetëm për legjislacionin për votën, por edhe për aspekte të tjera të zhvillimit të vendit.

Të fundit

Përfundon numërimi në Bashkinë e Finiqit, PS kryeson me 2511 vota

Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë Finiq ndërsa nga rezultati i publikuar Partia Socialiste kryeson me 2511 vota. Partia...

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?” Arjan Curri i bën pyetjen e sikletshme zyrtarit demokrat

Analisti Arjan Curri gjatë maratonës zgjedhore në Top Channel ka pyetur zëdhënësin demokrat të fushatës, Andi Mustafaj, për Gaz Bardhin. Arjan Curri: Keni informacion për...

Tomë Doshi kalon PS dhe PD në bashkinë e veriut, përfundon zyrtarisht votimi

Bashkia e Vaut të Dejës ka shpallur rezultatin përfundimtar pas numërimit të 53 kutive në total. Si në asnjë bashki tjetër deri më tani, në...

Demokrati i parë fillon mallkimet për Berishën: Të vdesin, se na lanë në opozitë

Partia Socialiste në bazë të shifrave dhe rezultateve që KQZ ka publikuar deri më tani, po korr një fitore tjetër dhe duket se mandati...

Ky është fruti më i keq për shëndetin

Të gjithë përpiqemi të hamë sa më pak fruta dhe perime të cilat janë plot me pesticide, por kjo nuk është e mundur, përveç...

Lajme të tjera

Web TV