Kreu i SPAK “sfidon veten”, prioritet lufta kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e parë të punës në krye të SPAK, prokurori Altin Dumani vendosi që ta bënte në një mbledhje të hapur në prani të mediave me të gjithë prokurorët. Ndërsa vlerësoi punën e paraardhësit Arben Kraja, kreu i ri i SPAK theksoi se do të përqëndrohet në dy prioritete, sin ë luftën kundër krimit të organizuar ashtu edhe ndaj korrupsionit, pikërisht për atë që u krijua kjo strukturë e posaçme si pjesë e rëndësishme e drejtësisë së re, por që deri më tani ka zhgënjyer me punën e saj. “Ky besim i dhënë më bën të angazhohem maksimalisht. Falënderoj kolegët e mi për garë dinjitoz dhe vlerat që përfaqësojnë, një falënderim edhe për zotin Kraja i cili pati barrën për të përballuar sfidat e këtij institucioni”-tha Dumani. Më tej asi u shpreh se SPAK duhet të kalojë në një tjetër fazë, ku prioritet i dha luftës kundë korrupsionit, të çdo niveli qoftë. “Tashmë SPAK duhet të kalojë në një fazë tjetër të luftës kundër korrupsionit. Në këto 3 vite kemi fituar eksperiencë, të gjithë bashkë të demonstrojmë se do të bashkëpunojmë dhe përmes punës tonë të përballojmë sfidat që na presin”, tha ai, duke shtuar: “Pas këtyre 3 viteve SPAK do kalojë tashmë në një fazë tjetër e që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli si dhe krimit të organizuar”-tha Dumani. Deklarimi se prioritet do ketë lufta kundër korrupsionit nga ana e kreut të ri të prokurorisë e vëndos dukshëm nën trysni, pasi për zgjedhjen e tij pati ndërhyrje të mëdha. Të premten e kaluar ndërsa KLP do të vendosete për drejtuesin e SPAK një emër mes tre kandidatëve Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Lobimet ishin të dukshme ku Dumani gëzonte mbështetjen e Kim, ndërsa Kondili ishte më I pranueshëm nga ana e qeverisë. Në fund fitoi Dumanii cili tashmë me marrjen e drejtimit të një prej institucioneve kyçe të akuzës nuk do të ketë alibi për dështimin, pasi BKH është e ngritur, ndërsa prokurorët kanë edhe lehtësirat e duhura sin ë pajisje logjistike ashtu edhe njerëzore. Vullneti dhe paanshmëria për të goditur çdo zyrtar të lartë të dyshuar në afera janë bazë kryesore, ndaj sfida për Dumanin nisi që dje.

Lexo edhe :  SPAK: 140 deputetët e rinj janë të pastër, asnjëri nuk është nën hetim

Kush janë dosjet e bujshme

Në godinën e SPAK ka shumë denoncime dhe dosje penale të cilat rrinë e presin, pavarësisht se bëhet fjalë për dyshimin se janë abuzuar me qindra miliona euro. Çështja e inceneratorëve, konçensionet e sterilizimit dhe kotrolleve të analizave në shëndetësi janë dosje që edhe pse kanë nisur të lëvizin nuk po shkojnë në majën e hetimeve që mund të sillnin të tjerë të pandehur zyrtarë të nivelit të lartë. Po ashtu tragjedia e Gërdecit, privatizimi i ish-Kompleksit Partizani dhe tre denocime ndaj ish-presidentit Ilir Meta për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit janë çështje të cilat më së paku u duhet dhënë përgjigje, nëse ka ose jo vepër penale.   Në tr evite funksionim SPAK nuk arriti që të kthehet në institucionin e besueshëm që Lufton korrupsionin në nivele të larta. Pritshmëritë e publikut, por edhe të faktorit ndërkombëtar ishin të mëdha, por puna e kryer deri më tani nuk e përligji emrin e “madh” që ka Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

 

 

Të fundit

Videoja pas ngjarjes në Volos: vajza shqiptare sheh gjakun e nënës në shtëpi

Mediat greke kanë publikuar momentin kur vajza e 36-vjeçares shqiptare Marjeta Nikoleci, e cila u vra mbrëmjen e djeshme...

SPAK: Po hetojmë tre deputetë dhe një ish-ministër

Tre deputetë në detyrë, një ish-deputet dhe një ish-ministër janë në mesin e personave që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme, mes 14 zyrtarëve...

Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është parë duke përqafuar ushtarë të emocionuar që janë kthyer në atdhe pas pjesëmarrjes në luftën...

Lavrov: Nuk është planifikuar asnjë takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për ndonjë takim mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe...

Arbër Veliaj kthehet sërish në SPAK! Çfarë ndodhi sot?

Për të dytën ditë radhazi, Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Ndryshe nga vizita e tij...

Lajme të tjera

Web TV