Prishja e pallati te “Myslym Keta”, Veliaj: 6 familje të reja nënshkruan kontratë qeraje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi sot, se edhe 6 familje të tjera në pallatin në rr. “Myslym Keta” kanë firmosur marrjen e bonusin të qirasë, për të përfituar banesat e reja në lagjen “5 Maji” në kryeqytet. Veliaj i bëri thirrje pjesës së mbetur të banorëve të nënshkruajnë kontratën për të fituar banesat e reja shumë herë më të sigurta, të ndërtuara nga arkitekti i njohur Italian, Stefano Boeri.

“Janë sqaruar të gjithë. Më thuaj një emër dhe në punë sekondash të tregoj bonusin e qirasë dhe tërheqjen me faturë, tre pagesa të këtij muaji. Secila prej kurorave, edhe pse jetonte në garsoniere, merrte nga 180 mijë lekë bonus në muaj: 540 mijë lekë në xhep për tre vjet. E yshtur prej parties, thotë që këta janë zagarë dhe kriminelë. Këto nuk janë paratë e mia. Dje mësova se edhe 6 familje të grup seksioneve të PD që deri dje besonin te partia, filluan të besojnë te shteti. Partitë shkojnë dhe vijnë, por shteti ngelet ai që është. Kanë ngelur edhe 8 familje të tjera. I këshilloj të shkojnë sot, të marrin edhe ata bonusin qirasë dhe të shkojnë te ‘5 Maji’. Kam qenë personalisht te shumica e familjeve të këtij pallati, që tani janë transferuar te 5 Maji, jetojnë në një hapësirë të sigurt, në pallate të ndërtuara nga Stefano Boeri. Lanë ato të Enverit për të Boerit”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe akuzat e opozitës për ndërtimet në Tiranë. Veliaj u shpreh se asnjë prej politikanëve në fjalë nuk flet me emra, por vendos gjoba ndaj biznesmenëve që kanë sjellë në kryeqytet brandet ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

“Sali Berisha jeton në kullë, zyrën e ka në kullë. Ilir Meta takimet i bën te Plazza. Më duket hipokrizi shumë e madhe kjo e kullave, më duket vërtetë një gjobëvënie. Por kësaj here jo me kapuç, por me kollare. Gjoba vënë edhe portalet. Gjoba vë edhe një pjesë e politikës. Shumë prej atyre që janë zëdhënës të thashethemeve për kullën janë vetë aksionerë aty. Është provuar dhe stërprovuar. Në rastin më të mirë është një xhelozi, dashakeqësi, për të sharë vendin tënd dhe për të sharë ata që investojnë, në rastin më të keq është gjobëvënie. Unë jam i vetmi që nuk kam fare hezitim t’i përmend të gjithë pronarët e kullave: Duke filluar nga Ramë Geci dhe hoteli i ri Intercontinental, te Samir Mane dhe ndërtesat cilësore që ai bën dhe punëson njerëz, nga Kastrati, nga Idajeti që po bën Marriott-in. Nëse një nga këto brandet ndërkombëtare është një grup mafioz, një njeri nga opozita duhet të ketë kurajon dhe ta thotë. Këta e paguajnë taksën 10-fish. Më vjen mirë që sot ka shqiptarë dhe marrin këto brande ndërkombëtare. Siç jetojnë këta politikanë të opozitës që e shajnë Shqipërinë. Asnjë nuk largohet nga Shqipëria. Se në një vend tjetër dy-tre vila në bregdet dhe kullat në Tiranë nuk do i kishin”, u shpreh Veliaj.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV