Ka folur ditën e sotme për mediat bashkëshorit i Marjeta Karaj, Spiro Karaj i cili ka treguar më shumë detaje për jetën e gruas së tij.
Kujtojmë se Karaj akuzohet për krimi makabër të vrasjes së Menduh Kurt-Dedës. Ngjarja horror ndodhi në 2017, ndërsa u zbardh vetëm pak ditë më parë pasi në “Kodër Shupal” u gjet një kufomë e djegur që i përkiste 61-vjeçarit Menduh Kurt-Dedës.
Burri i Marjeta Karaj, Spiro Karaj , ka dhënë një intervistë ku tregoi se nuk ka pasur dijeni për asgjë dhe se nuk ka pasur asnjëherë shqetësime të tilla në familje.
Gjithashtu ai është shprehur se qëndronin bashkë, shkonte në punë dhe kujdesej gjithashtu për të se ishte i sëmurë
“Pronari ka biznes në Itali, donte të hapte dhe biznes këtu në Shqipëri. Ça lidhje kanë këta ?! Gruaja kujdesej për mua tërë kohës, se isha i sëmur. Dy orë ikte në punë, dhe vinte në shtëpi, rrinte tërë kohës me mua”, është shprehur më tej ai.