Mjeku toksikolog flet për nxënësit e helmuar në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas helmimit të disa nxënësve në shkollën e mesme “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit, të cilët u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal ka folur për mediat mjeku toksikolog Lulzim Banushaj.

Ai shpjegoi se nxënësit kanë pasur simptoma si lotim të syve, kollë, vështirsi në frymëmarrje, por jo raste të rënda, pasi nuk janë intoksinuar rëndë. Përveç këtyre nxënësit kanë shfaqur simptoma me shqetësime psiko-emocionale, gjendje stresi dhe ankthi të cilat u janë krijuar nga situate që po përjetonin. Por mjeku shprehet se asnjë nga këto simptoma nuk kanë rrezik për jetën.

“Nxënësit kanë pasur simptoma si lotim i syve, kolla, me vështirësi në frymëmarrje, por në tërësi rastet nuk kanë qenë të rënda. Janë raste nën mesataren, jo intonksinuar rëndë. Kjo është një lloj lënde që jep efekte negative tek rrugët e frymëmarrjes, si lotimi i syve, teshtima etj. Por janë simptoma që nuk kanë rrezik për jetën.

Jo të gjithë pacientët e paraqitur ishin të intoksikuar, për arsye se një pjesë e tyre ishin edhe me shqetësime psiko-emocionale, gjendje stresi dhe ankthi, ndoshta të krijuara edhe nga momenti. Pacientët kanë probleme me gjendjen psiko-emocionale dhe duhet të qetësohen deri në fund”, deklaroi mjeku Lulzim Banushaj./Fjala.al

Të fundit

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme...

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa po përgatitet për një moment...

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore, të atyre...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Lajme të tjera

Web TV