“Na duhen Primare të tjera në PD”/ Dash Shehi zbulon 2 peshqeshet që i kanë bërë Ramës

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi ka komentuar situatën politike në vend.

Ai u shpreh se duhen një palë primare të tjera të fitojmë që të fitojnë zgjedhjet.

“PD duhet të kapërcejë vetveten, formulimet që kisha unë si duket nuk ju leverdisën.

Tani ne jemi të gjithë kundër Rames ,formula për tu bashkuar, të jemi të gjithë rreth kandidatit për deputet.

Këtu nuk ka më parti të mëdha apo të vogla këtu  janë zgjedhje administrative dhe mund  të  humben lehtë.

Ne i kemi bërër dy peshqeshe Ramës: Tetë vite më parë që u dorëhoqëm nga reforma që formë betimi dhe e dyta fatale që dolëm nga zgjedhjet administrative dhe ja dorëzuam bashkinë të majtes.

Që nga 2008 nuk ka më politike në vend, nuk prodhohen më parti.

Kto që janë në pushtet  kanë mbushur kupën.