Me logon e UÇK brenda shtëpisë së Big Brother/ Reperi kosovar befason me deklaratën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtari i njohur për publikun, Getinjo ka veshur brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova një bluzë ku ishte qëndisur UÇK. Më parë, një bluzë të tillë e kishte veshur Artan Thaqi. Reperi Getinjo ka bërë shpesh deklarata që janë pritur nga komente të shumta jashtë shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, por kësaj radhe ai tha se nuk i intereson nëse dikush nuk e pëlqen zgjedhjen e tij.

Ai ka thënë se zgjedhjet e tij, jo vetëm në këtë rast buron nga ndjesi të sinqerta dhe nuk janë kurrë të ekzagjeruar. Siç është edhe rasti i fundit, puthja me konkurrenten e shtëpisë së BBVK, Vivianën. Ai ka reaguar edhe për këtë teme duke thënë se ndihej mirë dhe ajo i kuptonte shakatë e saj, duke theksuar se puthja që shkëmbeu me të ishte një puthje me ndjenjë.

“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistoj një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë që bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, tha Getinjo.

 

Të fundit

SONDAZHI/ 62% e qytetarëve kundër Kodit të ri Penal

Nga Eduart Zaloshnja Në një sondazh që zhvillova në fundjavë, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me 2000 SMS krejt...

Dash Sula: Berisha të largojë humbësit, parashikoj situatë më të keqe për PD-në

Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat. Pastrimin...

Berisha s’i ndahet Altin Dumanit: Mashtrues i rangut të lartë, mbron vjedhjen e votës

Nga selia e Strukturës së Posaçme, ku zbatoi sërish masën detyrim paraqitje, Sali Berisha sulmoi sërish kreun e këtij institucioni Altin Dumani. Kreu i demokratëve...

Rekord botëror/ Qyteti ku për një vit, nuk ka ndodhur asnjë vdekje nga aksidentet

Helsinki nuk ka shënuar asnjë vdekje në aksidente rrugore në 12 muajt e fundit. Ky është një rekord botëror që ka shënuar kryeqyteti finlandez,...

Sot feston ditëlindjen Barack Obama, presidenti i 44 i ShBA-ve dhe nobelisti për Paqe

Sot feston ditëlindjen presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Barack Obama, njëri prej figurave...

Lajme të tjera

Web TV