Udhëtimi i parë jashtë vendit që nga nisja e luftës, Zelensky shkon sot Uashingtonin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy pritet të vizitojë sot Uashingtonin. Në një postim në rrjetin  e tij social Twitter, Zelenskyy shkruan se është rrugës për të takuar Presidentin e SHBA-ve Joe Biden.

“Rrugës për në Shtetet e bashkuara për të forcuar aftësitë elastike dhe mbrojtëse të Ukrainës”, shkroi Zelenskyy në llogarinë e tij në Twitter.

“Në veçanti @POTUS dhe unë do të diskutojmë bashkëpunimin midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara. Do të kem gjithashtu një fjalim në Kongres dhe një sërë takimesh dypalëshe”.- shkroi ndër të tjerash Zelenskyy.

Ky eshtë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që nga pushtimi rus në shkurt. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar gjithashtu udhëtimin dhe tha se do të furnizojë Ukrainën me një bateri raketash Patriot, duke rritur ndjeshëm aftësinë e mbrojtjes ajrore të vendit.

 

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV