Burrneshat e fundit/ Rrëfehet Diana, çfarë e shtyu për të marrë këtë vendim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Burrnesha Djana Rakipi ka rrëfyer rrugëtimin e saj. Burrnesha Djana Rakipi së fundmi është bërë pjesë e një filmi të shfaqur në Bullgari “I am Burrnesha”.

Ajo tregon se profili i saj është i njohur.

“Rastësia në Durrës, kalova në një lokal. Më thërret një vajzë më thotë “Lali të lutem” tha ka ardhur një zonjë do të bëjë një film për burrneshat. Ishte njohur me profilin tim. Nga të gjitha burrneshat që janë sot ne mbajmë kontakte. Marr çunat dhe i vizitojmë.”

Djana foli dhe rreth elementëve që e karakterizojnë dhe familjes së saj.

“Jam shumë e sinqertë. Im atë para se të vdiste më la një amanet “Mos gënje”. E pyeta nëse i kishte munguar ndonjëherë tek unë dhe më tha “Jo por duhet ta shtosh”. Kemi qenë 6 motra e 3 vëllezër. Babai thoshte se kam 5 vajza e 4 djem. Unë isha më e gjindshmja për çdo gjë.”

Kur erdhi vendimi që Diana të kthehej në burrneshë?

“Vendimi u mor nga fjalët e të tjerëve një dhe kështu jam dhe sot realiteti. Nuk e mohoj se jam femër por kam burrnin time dhe në shpirt dhe në vetvete, dhe në fjalë dhe në çdo gjë. Kur preva flokët ndihesha më lirshëm.”

Cilat ishin reagimet e njerëzve?

“O Bacë më thërrisnin, as Diana jo. Bac i thonë njeriut që është i fuqishëm dhe i plotë. Kur erdhëm këtu mezi u ambientova. Atje në Tropojë ishte pyll të hapej mushkria ishe në lëvizje për çdo gjë. Kam 3, 4 djem që i kam si fëmijët e mi. Më treguan me se merren. Iu thash futuni mësimeve dhe studioni dhe deri tani jam krenar se janë të mrekullueshëm. Më japin jetëgjatësi dhe dashuri.”

Lexo edhe :  Sonila Meço: Tirana është mbushur me indianë, bangladeshas e filipinezë

A do të bëheshe sërish burrneshë nëse do të ktheheshe prapa në kohë?

“Kjo nuk ka përgjigje. Nuk ka përgjigje. Nuk ka më të kthehesha. Sot nuk bëhet kush burrneshë sepse çdo gjë ka evoluar, ka ndryshuar koha, njerëzit kanë ndryshuar. Sot nuk ka më fanatizëm. Mungon sjellja e një shoqërie të pastër.”

 

Të fundit

“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

30 Qershor 1934 Nga Leonard Veizi Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato...

Horoskopi ditor, 30 Qershor 2025

Dashi Për sa iu përket çështjeve te ezmeres, priten emocione pa fund gjate kësaj dite. Do ndiheni te lumtur ne krahët e partnerit tuaj dhe...

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë në rrezik banesat, pronat dhe...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Lajme të tjera

Web TV