Turqia rrit pagën minimale/ Erdogan: Inflacioni do ngadalësohet deri në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi të enjten se paga minimale në Turqi do të rritet në 55% duke filluar nga viti 2023.

Paga minimale do të jetë 8,500 lira ose (455 dollarë) në vitin 2023, dhe mund të rritet përsëri gjatë gjithë vitit nëse është e nevojshme.

“Në këtë periudhë kritike kur kemi filluar të korrim frytet e luftës sonë për të nxjerrë vendin tonë nga bllokimi i normës së interesit, kursit të këmbimit dhe inflacionit, ne po ndjekim një rrugë që mbron të drejtat dhe ekuilibrin e gjithësecilit. Nga ky muaj, do të jemi dëshmitarë të rënies së shpejtë të normave të interesit”, tha Erdogan.

Kjo është rritja e tretë e madhe e pagës minimale në një vit në Turqi , në përpjekje për të luftuar një rritje historike të çmimeve përpara zgjedhjeve të vështira.  Kriza e fundit ekonomike e Turqisë filloi kur Erdogan, një kundërshtar i përjetshëm i normave të larta të interesit, i bëri presion Bankës Qëndrore të ulë çmimet e larta kronike të konsumit duke ulur kostot e huamarrjes.

Qasja e Erdoganit shkaktoi një krizë valutore që bëri që lira turke të humbasë gati gjysmën e vlerës së saj brenda disa javësh në fund të vitit të kaluar.

Erdogan premtoi se inflacioni do të ngadalësohet në 20% deri në fund të vitit të ardhshëm.

Të fundit

Horoskopi ditor, 17 Gusht 2025

Dashi Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe hyrja e trupave në Messina

Pas zbarkimit të Aleatëve në Sicili më 9 korrik 1943, filloi një nga fushatat më të rëndësishme të Luftës së Dytë Botërore në frontin...

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Lajme të tjera

Web TV