Papa Françesku uron Krishtlindjes: Bota sot është e ‘uritur’ për paqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit duke përcjellë urimin për festën e Krishtlindjeve në të gjitha gjuhët e botës.

Ai iu kthye sërish temës së luftës në Ukrainë, duke thënë se sot bota po vuante nga një “uri për paqe”. “Vështrimi ynë u mbushtë me fytyrat e vëllezërve dhe motrave ukrainase që po jetojnë këtë Krishtlindje në errësirë, në të ftohtë, ose jashtë shtëpive të tyre, për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga dhjetë muaj luftë”.

“Bota po përjeton një mungesë serioze paqeje edhe në rajone të tjera”, tha ai duke kthyer vëmendjen drejt Lindjes së Mesme. Ai kërkoi rifillimin e dialogut mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ai kërkoi që ushqimi të mos përdoret si armë lufte. “Ne mendojmë për njerëzit që vuajnë nga uria, veçanërisht fëmijët, ndërkohë që çdo ditë shpenzohen burime financiare për armë.

Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar më shumë situatën duke lënë popullata të tëra në rrezik për shkak të urisë, veçanërisht në Afganistan dhe disa vende në Afrikë. Ne e dimë që çdo luftë shkakton uri. Në këtë ditë le të angazhohemi të gjithë, edhe ata që kanë përgjegjësi politike”.

Të fundit

Shija e keqe e shkeljes së etikës diplomatike

Nga Shpendi Topollaj Si e gjithë bota, edhe ne shqiptarët e ndoqëm nëpërmjet ekraneve televizive takimin midis presidentëve të SHBA...

Protestë për “Tik Tok”, Rama: Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi si absurde thirrjen për të protestë të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas vendimit për mbylljen e Tik Tok. Rama u shpreh...

VIDEO / Nderohet sakrifica e UÇK-së në dritën e flakadanëve anembanë Kosovës

Ndezja e flakadanëve që simbolizon përhapjen e flakës së lirisë në gjithë vendin, edhe sivjet mblodhi mijëra qytetarë. Përveç Prekazit, në kuadër të Epopesë...

8 Marsi/Spiropali: Gratë shqiptare, shembull i jashtëzakonshëm i një feminizmi të fshehtë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali uroi sot vajzat dhe gratë me rastin e festës së 8 Marsit. Përmes një mesazhi Spiropali shprehet se shoqëria...

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Rama: Në sipërmarrje ka më shumë gra

Kryeministri Edi Rama në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat nga i gjithë vendi. Kryeministri Rama gjithashtu ka uruar...

Lajme të tjera

Web TV