Chelsea në bisedime me Josko Gvardiol, mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea është e vendosur ta bëjë Josko Gvardiolin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit deri më tani.

Kroati ka shkëlqyer vitin e fundit si me RB Leipzigun ashtu edhe me Përfaqësuesen e Kroacisë duke rritur edhe më shumë çmimin e tij.

Sipas asaj që ka njoftuar “90min”, Chelsea e di mirë se ka konkurrencë të ashpër për të nënshkruar me Gvardiol dhe tanimë ka nisur bisedimet me njerëz të afërm të lojtarit dhe klubin gjerman.

Marrëdhëniet e dy klubeve janë të shkëlqyera dhe kjo është një përparësi për transferimin e kroatit në Stamford Bridges.

Gjithashtu edhe Matteo Kovacic ka biseduar me bashkëkombësin e tij duke i folur mirë për klubin, qytetin dhe gjithçka që e rrethon te Chelsea.

20-vjeçari ka vazhduar kontratën me Leipzig deri në verën e vitit 2027, por ai ka një klauzolë largimi nga klubi gjerman.

E për ta transferuar atë në Londër, Chelsea duhet të paguajë klauzolën e tij prej 97 milionë funteve (110 milionë euro), gjë që do ta bënte kroatin mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit.

Gjithsesi nuk është vetëm Chelsea, pasi për kroatin në garë janë edhe Real Madrid, Man City, Bayern Munich, PSG dhe Manchester United.

Të fundit

Optimizmi tejkalon pesimizmin, 51% e amerikanëve e shohin ekonominë si “të fortë”

Shumica e amerikanëve e shohin gjendjen e ekonomisë si “të fortë” për herë të parë në gati katër vjet....

“Berisha është e shkuara”/ Hajdari: Duhet të dorëhiqet, zgjedhjet shënuan regres

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri Sali Berisha deklaroi publikisht se...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Lajme të tjera

Web TV