Objektet e Kultit/ Kadastra në 7 vjet legalizon 1000 kisha dhe xhami

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Lame, shefi i Kadastrës tha se janë legalizuar 1000 objekte kulti të besimir ortodoks, musliman dhe katolik. Lame i dorëzoi certifikatën Padre Marciani, që është edhe frati Italian i këtij Manastiri. Kuvendi Karmelitan të Nënshatit ka ekzistuar që në mesjetë dhe ne periudha i është kthyer disa herë destinacioni

Në Shqipëri përveç ndëtimeve pa leje të ndërtesave, pallateve, hoteleve janë ndërtuar pa leje dhe objektet e kuleteve. Deri më sot, duke u llogaritur nga viti 2015 janë legalizuar 960 objkete kulti të besimit ordodoks, mulsiman dhe katolik. Vetëm për vitin 2022 Kadastra Shqiptare ka certifikuar 155 objekte kulti. Këtë e bëri me dije Artan Lame, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës gjatë një vizite që pati në Kuvendin Karmelitan të Nënshatit në Shkodër. “Për vitin 2022, Kadastra ka kryer legalizimin dhe certifikimin e rreth 155 objekteve të kultit, duke e çuar kështu shifrën e përgjithshme të objekteve të kultit të legalizuara në rreth 960. Këtu bëhet fjalë për kisha dhe katerdrale katolike dhe ortodokse, manastire dhe kuvende gjithashtu të të dyja këtyre besimeve, xhami myslymane, teqe bektashiane, tyrbe, vende të shenjta, misione, etj”, tha Artan Lame. Sipas tij, problemet që shoqërojnë legalizimin për objektet e kultit janë mungesa e dokumentacionit historik të pronësisë. “Problematikat që shoqërojnë legalizimin dhe cerifikimin e tyre, janë nga më të ndryshmet, ku mbizotërojnë mungesa e dokumentacionit historik të pronësisë, zënia e trojeve të pretenduara nga të tretë, ndërtimi me mungesë të plotë të lejes së ndërtimit, etj. Çdo vit numri i objekteve të legalizuara dhe certifikuara, përfshihet edhe në raportin vjetor mbi lirinë e besimit që harton Departamenti Amerikan i Shtetit, si element që flet për mbarëvajtjen e raporteve shtet-besime në Shqipëri”, është shprehur Artan Lame. Sipas njoftimit të ASHK-së, “legalizimi dhe certifikimi i objekteve të kultit, është një nga drejtimet e punës së Agjensisë Shtetërore të Kadastrës”.

Lexo edhe :  “Shqipëria do jetë Zvicra dhe Austria”/ Rama: Do kemi dy autostrada që na lidhin me BE-në

Certifikimi i Kuvendit Karmelitan të Nënshatit

Me rastin e Krishtlindjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, ishte në Nënshat të Shkodrës për të certifikuar një nga objektete Kultit Katolik dhe pikërisht Kuvendin Karmelitan të Nënshatit. “Ky Kuvend ka qenë në mesjetë seli e Ipeshkvisë së Sapës, ndërsa në vitet e diktaturës komuniste ka shërbyer si vend internimi për familje të prekura politikisht. Pas tërmetit të vitit 1979, kompleksi doli gati tërësisht i rrënuar, për t’iu përfshirë rindërtimit dhe restaurimit vetëm pas viteve 2000”, thuhet në njoftimin për median. Padre Marciani, frati Italian i këtij Manastiri që, prej 20 vjetësh jeton aty, përveç falenderimeve për përfundimine këtij procesi, në shqip u shpreh: “Mund të them edhe unë që më në fund u bëmë me letra”. Ndërkohë Lame tha se është turp që kulteve fetare mos ju jap mundësinë të ndërtojnë në rrugë formale “Eshtë turp për shtetin shqiptar që ndër dekada nuk ka qenë në gjendje ti japë mundësi të paktën kulteve të veprojnë brenda normave ligjore dhe, vetëm vitet e fundit ky proces po shkon drejt përfundimit. Nuk mund të flasim për njerëz që respektojnë ligjin në një vend ku edhe shtëpitë e Zotit janë pa leje”.

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV