“Të luash me zjarrin është…”, pas deklaratës së Xhaçkës, reagon Serbia: Po inkurajon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministres Olta Xhaçka, e cila shprehu hapur mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës.

Në reagimin e tij Daçiç ka akuzuar Xhaçkën se po inkurajon Kurtin për provokime por sipas tij, duhet t’i kujtonte atij se ka detyrim të zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe Rezolutën 1244.

“Ajo në asnjë fjalë nuk i ka kujtuar Kurtit se e ka obligim ndërkombëtar të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, Rezolutën 1244 dhe të gjitha dokumentet tjera relevante, obligimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, për të mos dërguar njësitet të armatosur shqiptare në veri dhe jo të arrestojnë serbët vetëm se janë serbë”, tha Daçiç.

Ndërkohë, ministrja Xhaçka dënoi vendosjen e barrikadave në rrugët kryesore dhe në pikat e kalimit kufitar. Ajo tha se Shqipëria qëndron krah Kosovës në këtë situatë të vështirë.

“Ne jemi me Kosovën në këtë situatë të vështirë dhe i bëjmë thirrje autoriteteve serbe të mos i justifikojnë as barrikadat e as grupet kriminale që refuzojnë t’i largojnë ato. Të luash me zjarrin është një ide shumë e keqe për të ardhmen e të gjithë fëmijëve tanë”, vijon reagimi.

Të fundit

Putin lëshon 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka lëvizur të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më afër Evropës këtë të hënë, sipas një...

Pse nuk i kuptoj biznesmenët e Shqipërisë

Nga Ben Blushi Njoh shumë nga biznesmenët e Shqipërisë. Janë manipulatorë të admirueshëm. Ata kanë një teknikë marramendëse për të t’i nxjerrë paratë nga xhepi. Me të njëjtën...

Luftrat Bizantino-Normane: Rrethimi i Barit dhe rënia e ndikimit bizantin në Perëndim

Në vitin 1068, Normanët nisën rrethimin gati trevjeçar të Barit – qyteti i fundit i rëndësishëm nën kontrollin bizantin në Italinë jugore. Pas pushtimeve...

Horoskopi ditor, 5 Gusht 2025

Dashi Jeni në një fazë të plotë rikuperimi, pavarësisht ndikimit të kundërt të planetit Mars. Me gjasë mund të shfrytëzoni momentin për t’u rikthyer në...

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg për mosrespektimin e vendimeve të...

Lajme të tjera

Web TV