UEFA rendit 10 klubet më të mira të sezonit 2022/2023, pozicioni i Real Madridit shokues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bayern Munichu udhëheq renditjen e UEFA-s për skuadrat më të mira në sezonin 2022/23, ndërsa top 10 e renditjes mbyllet me Tottenham Hotspur.

Koeficientet e sezonit për klubet bazohen në rezultatet e klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të sezonit aktual, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Tabela, e kombinuar me atë të katër sezoneve të mëparshme, përcakton vendin për secilin klub në të gjitha shortet e garave të UEFA-s.

Duke pasur parasysh ecurinë e skuadrave, UEFA ka publikuar renditjen e dhjetë skuadrave më të mira aktualisht.

Në vend të parë është Bayern Munich dhe i dyti Liverpooli, ndërsa podiumin e kompleton Napoli, i cili është klubi i vetëm italian në top 10.

Në pozitën e katërt renditet Benfica, i pesti Paris Saint-Germain, Manchester City i gjashti, ndërsa pas tyre vijnë Chelsea, Real Madridi, Porto dhe Tottenahm Hotspur.

Klube tjera të mëdha si Barcelona, Milan, Interi, Juventusi dhe Manchester Unitedi gjenden më poshtë në renditje.

Top 10 e renditjes të UEFA-s për sezonin 2022-2023:

1 – Bayern Munich

2 – Liverpool

3 – Napoli

4 – Benfica

5 – Paris Saint-Germain

6 – Manchester City

7 – Chelsea

8 – Real Madrid

9 – Porto

10 – Tottenham Hotspur

Të fundit

Microsoft-i mbush 50 vjet, si nisi kompania?

Nëse po mendoni si të përshkruani ritmin marramendës të historisë, mjafton të shikoni kompaninë amerikane Microsoft. Kompania u krijua...

Hapja e fushatës, vizita e parë në diasporë/ Rama takim nesër me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht për zgjedhjet e 11 majit. Përmes...

Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

Ditët kur udhëtarët kërkonin furishëm për kartat e tyre të imbarkimit dhe bënin check-in në minutën e fundit, së shpejti mund të jenë një...

Sa ka kushtuar LaCivita?

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës...

Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Ishte një kohë kur takat më të larta nënkuptonin status më të lartë për burrat, pasi ato ishin jopraktike për shëtitje të gjata ose...

Lajme të tjera

Web TV