E mbajti të fshehtë/ Aurela Hoxha nënë për herë të dytë, vjen në jetë vajza e çiftit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm surprizë na vjen nga Aurela Hoxha. Blogerja e njohur duket se është bërë nënë për herë të dytë dhe këtë herë me një vajzë. Aurela ka zgjedhur që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike, duke u fokusuar vetëm tek angazhimet e saj.

Por duket se një lajm i tillë nuk mund të mbetej pa u mësuar nga miqtë e afërt të artistes. Prej kohësh, modelja Aurela Hoxha është larguar nga Shqipëria pasi ka nisur një jetë të re në Spanjë, ku ka krijuar dhe një linjë me bikini.

Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh janë bërë prindër të një djali, të cilin e mban shumë larg syrit të publikut dhe rrallë herë poston foto të tij në rrjetet sociale. E njëjta gjë ndodh edhe me bashkëshortin e saj, të cilin Aurela nuk e poston pothuajse asnjëherë.

Natyrisht që në ditët në vijim do të mësojmë më shumë detaje edhe nga lindja e vajzës së saj. Duke folur pak kohë më parë në një intervistë për partnerin e saj modelja tha: “Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!”

Të fundit

Policia aksion në Durrës/ Shoqërohen disa persona, identifikohen dy prej tyre

Policia ka zhvilluar në aksion në zonën e Shkozetit në Durrës., ku se janë shoqëruar disa persona me rrezikshmëri...

Mediu: Askush tjetër nuk e bën bashkë PD dhe opozitën veç Berishës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte i ftuar në ditarin e mbrëmjes në A2 CNN ku foli rreth qëndrimit të opozitës në shtator...

OpenAI nën akuzë të rëndë: ChatGPT “inkurajoi” 16-vjeçarin t’i jepte fund jetës

Kompania amerikane OpenAI, që ka krijuar ChatGPT, është përfshirë në një skandal të rëndë pasi familja e një adoleshenti 16-vjeçar nga Kalifornia ka ngritur padi ndaj...

28 Gusht 1916 – Dy shpallje lufte në Europën e Luftës së Parë Botërore

28 gusht 1916 – Gjermania i shpall luftë Rumanisë – Italia i shpall luftë Gjermanisë.   Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914 mes dy...

Europa po humbet rëndësinë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar në Takimin e Riminit se Bashkimi Europian po humbet rëndësinë në skenën botërore. “Burokracia nuk ka për të...

Lajme të tjera

Web TV