“Zbutet” Dubai, heq taksën 30% të alkoolit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dubai ka hequr taksën 30% të alkoolit në një përpjekjepër të nxitur turizmin.

Gjithashtu vendi  do të ndalojë tarifimin për licencat personale të alkoolit, diçka që kushdo që synon të pijë duhet të mbajë me vete.

Dubai ka zbutur ligjet për disa kohë, duke lejuar shitjen e alkoolit në dritën e ditës gjatë Ramazanit dhe duke miratuar shpërndarjen në shtëpi gjatë pandemisë.

Kjo lëvizje e fundit mendohet të jetë një përpjekje për ta bërë qytetin më tërheqës për të huajt, përballë konkurrencës nga fqinjët, shkruan BBC.

Dy kompanitë që shpërndajnë alkool në Dubai, Maritime and Mercantile International (MMI) dhe African & Eastern, thanë se do të reflektonin uljen e taksave për konsumatorët.

Nuk është e qartë nëse lëvizja, e cila hyri në fuqi të dielën, do të jetë e përhershme. Financial Times e përshkroi masën si një provë njëvjeçare, duke cituar “drejtuesit e industrisë të informuar për vendimin“, shkruan  KosovaPress.

Dubai ka arritur historikisht të tërheqë më shumë turistë dhe punëtorë të huaj sesa fqinjët e tij, pjesërisht për shkak të tolerancës së tij ndaj një stili jetese më liberal.

Por tani ai përballet me konkurrencë në rritje nga rivalët që zhvillojnë sektorët e tyre të mikpritjes dhe financave. Jomyslimanët në Dubai duhet të jenë të paktën 21-vjeç për të pirë alkool dhe të kenë një licencë alkooli, një kartë plastike të lëshuar nga policia.

Ndërsa baret dhe klubet e natës rrallë kërkojë të shohin kartat, ata që konsumojnë alkool pa të mund të përballen me gjoba ose arrestim.

 

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV