FOTO/ Ky është 30-vjeçari që ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Albano Velo, autori i vrasjes së biznesmenit, Edmond Papa, i cili u ekzekutua më 16 dhjetor me armë zjarri në një lokal te Komuna e Parisit, ka qenë shok i ngushtë me Aleksandër Sadikajn, i riu nga Elbasani i cili u vra me tritol në 11 qershor të 2022-it.

Velo u arrestua më 31 dhjetor nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes së Papës.

30 vjeçari u arrestua sot nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë. Velo dyshohet se është organizatori i vrasjes.

Në foton e siguruar duken dy të rinjtë, Velo dhe i ndjeri Sadikaj në një lokal nate me miq të tjerë.

Si u ekzekutua Edmond Papa

Papa u ekzekutua mbrëmjen e 16 dhjetorit në hyrje të një lokali në rrugën “Fadil Bodinaku“ Tiranë. Ai sapo ishte ulur në lokal kur u qëllua me 9 plumba nga një person i maskuar. Edhe pse 49 vjeçari u dërgua në Spitalin e Traumës, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Biznesmeni me origjinë nga Rroskoveci, jetonte mes Sarandës dhe Anglisë. Ai kishte ardhur në Tiranë më 16 Dhjetor tek vëllai i tij, që banonte pak metra larg lokalit ku u qëllua për vdekje.

Dëshmitarët okularë i treguan policisë se ai iu kundërpërgjigj autorit, duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë.
Hetimet ishin fokusuar në dy pista. Ajo e konflikteve të mundshme për shkak se 49 vjeçari zotëronte disa prona në Ksamil, si dhe hotelin Blu Sky në Sarandë. Pista e dytë janë konfliktet për drogën. Biznesmeni Edmond Papa ka qenë dënuar më parë në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.

Lexo edhe :  U arratisën nga burgu në Greqi, zbardhet identiteti i shqiptarëve

Po ashtu dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja pak ditë më parë në Greqi. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, nga një tjetër shqiptar.

Grupi hetimor ka dyshimet se vrasjet e tyre kanë lidhje me njëra-tjetrën, pasi Papa, Çerçizaj dhe Ogranaja kanë pasur lidhje miqësore më herët. Pjesë të këtij hetimi është edhe vrasja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh me tritol në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj

Më 11 qershor, Aleksandër Sadikaj ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

 

Të fundit

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Detaje nga brenda qelisë së Metës te 313/ Ja si e kalon kohën presidenti i PL-së

Gazetarja Anduena Llabani, ishte e ftuar në një studio për të folur rreth marrjes në pyetje të ish-presidentit Ilir Meta në SPAK. Ajo tha se...

Hetimi ndaj Metës, Karamuço: Ka një bashkëpunëtor drejtësie….

Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuço, i ftuar në një studio televizive, tha se në hetimin ndaj Metës lidhur me lobimin në SHBA...

Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet

Në Kuvendin e Shqipërisë, është hedhur në tavolinë një ndryshim në ligjin për trajtimin e të burgosurve, e cila synon tu japë më shumë...

Lajme të tjera

Web TV