Gazetarja e njohur plas deklaratën e fortë: Politikanët shqiptarë që mund të arrestohen..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një debat në studion e “Top Story” për këto ngjarje të bujshme të vitit 2022, gazetarja Fatjona Mejdini shprehet se shumë politikanë i tremben tashmë drejtësisë:

“Drejtësia luan me simbolikën. Po të shikojmë, edhe arrestimet që janë bërë në vendin tonë, zakonisht akuzat që ata i kanë çuar pas hekurave, kanë qenë gjëra simbolike. Kanë qenë gjëra të vogla nga ajo që mendohet.

Është shumë e rëndësishme sepse drejtësia flet shumë me simbolikë. Dhe çfarë do të thotë kjo? Nëse arreston një ish-ministër dhe e vendos atë pas hekurave, unë mendoj se kjo flet shumë dhe për të gjithë ata ministra që duhet të mendojnë se në një moment duhet të kenë të njëjtin fat. Po flasim për një njeri të fuqishëm politik, sikurse ishte Lefter Koka.

Sot kemi Alqi Bllakon pas hekurave. Çfarë u themi ne atyre nënpunësve atje, çfarë sinjali u japim. U themi kujdes me ato që firmosni sepse do të vijë momenti që ju do të mbaheni përgjegjës për korrupsionin që mbase ju nuk e keni bërë.

Unë mendoj që të gjithë duhet t’i tremben drejtësisë. Do të më dukej çudi nëse do të kishte ndonjë politikan që nuk do të jetë trembur”.

Gazetarja përmend disa nga çështjet që janë në hetim dhe mund ‘të djegin’ zyrtarë të tjerë:

“Janë shumë çështje në fakt. Inceneratorët është një çështje e pambyllur, e cila gjithnjë mund të tërheqë figura të larta të mazhorancës që ne kemi në pushtet.

Kemi akuza për ish-presidentit dhe kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta për korrupsion. Nëse do të arrijnë të provohen, është fatale për të. Kemi akuza për familjarë të zotit Sali Berisha.

Lexo edhe :  Raporti final për 11 majin: Pati dy probleme madhore

Kemi çështjen ‘Partizani’ që po hetohet aktualisht nga SPAK. Do të jetë domethënëse për drejtësinë dhe reformën në drejtësi”.

Të fundit

Tronditet CDU/CSU, AFD arrin nivelin rekord në sondazhe

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe i bërë publik nga media gjermane, Die Welt, paraqet një...

Spahiu: Edhe SHBA parashikon burgim të përjetshëm për zjarrvënësit!

Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste,...

Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski, gjobitet pronari

Policia kufitare në Sarandë kanë ndërhyrë në zonën e Ksamilit, pas një ankese të ardhur në portalin e bashkëqeverisjes, ku denoncohej një mjet Jet...

Chelsea-United, një propozim i padëgjuar më parë në merkato

Alejandro Garnacho është kthyer në një shqetësim të madh për drejtuesit e Manchester United. Anësori argjentinas ka vendosur të mbyllë një herë e mirë...

Banori i asfiksuar nga zjarri tregon tmerrin: Po të mos kishte ardhur Policia…

Një banor i asfiksuar nga zjarri në fshatrat e Gramshit, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit, i asistuar nga vetë...

Lajme të tjera

Web TV