Itali/ Shqiptari i dëmton shtëpinë me eskavator, komshiu e vret me pushkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar është vrarë në Itali mbrëmjen e së enjtes pas një konflikti me fqinjin e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin San Polo të Arezzos.

Sipas mediave italiane, viktima është 57 vjeç me origjinë nga Shqipëria, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ai u qëllua me pushkë nga fqinji i tij 53-vjeçar.

Sa i përket rrethanave të ngjarjes, shqiptari dëmtoi me eskavator 4 makina të përkuara të fqinjit të tij e më pas goditi disa herë me kovën e eskavatorit muret dhe çatinë e shtëpisë, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme komshiut të tij.

Ky i fundit, në rrethana të tilla, mori pushkën dhe qëlloi disa herë në drejtim të 57-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur.

Autori i ngjarjes është arrestuar nga policia italiane. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit mes palëve, që detyruan shqiptarin në gjaknxehtësi e sipër të shkatërronte me eskavatorin në pronësi të tij, mjetet dhe shtëpinë e komshiut.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Banesa e fqinjit, e dëmtuar me eskavator, është konsideruar e pabanueshme dhe familjarët janë larguar nga shtëpia.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të fundit

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Lajme të tjera

Web TV