Zyrtare/ Didier Deschamps rinovon me Francën deri në vitin 2026, zhgënjehet Zidane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Didier Deschamps do të vijojë të jetë trajneri i kombëtares franceze. Ish-kapiteni drejton “Gjelat” prej vitit 2012.

Në Rusi 2018 fitoi Kupën e Botës, ndërkohë që është shpallur nënkampion Europe dhe Bote, në vitet 2016 dhe 2022.

Zinedine Zidane cilësohej si kandidati për ta zëvendësuar, por Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka vendosur t’i rinovojë kontratën.

“Dua t’u jap një lajm që më dhuron kënaqësi të madhe. Presidenti i Federatës ka vendosur të rinovojë me mua deri në vitin 2026”, deklaroi Deschamps.

54-vjeçari do të udhëheqë kombëtaren franceze në Euro 2024, kompeticion që do organizohet në Gjermani, dhe në Kupën e Botës 2026 (SHBA, Meksikë, Kanada).

Deachamps fitoi si kapiten Botërorin (1998) dhe Europianin (2000) me Francën, ndërkohë që po arrin suksese të mëdha edhe si trajner i Kombëtares së tij.

Të fundit

KQZ certifikon rezultatet e katër qarqeve Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet për 4 qarqe të tjera të vendit pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në...

Artan Shkeli tregon takimin e fundit me Lamen para se të nisej për në spital

Akritekti dhe një ndër miqtë më të mirë të Tan Lames, Artan Shkreli ka zbuluar takimin e fundit me të, para se të nisej...

Bie nga kati i tretë i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një hotel në Rinas, ku një fëmijë 2-vjeçar, holandez, ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i...

Shoferi nuk u hapi telefonin, zbardhen përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit

Zbardhen detaje nga përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit të cilët komunikojnë për një ngarkesë droge dhe vështirësinë për të komunikuar me shoferin...

Rezervat e arit për rendin e ri financiar, SHBA po vepron në heshtje

Ari mbetet simbol i pasurisë, fuqisë dhe stabilitetit, ndërsa SHBA kryeson bindshëm listën globale të rezervave të këtij metali të çmuar. Sipas Këshillit Botëror...

Lajme të tjera

Web TV