Rishfaqen “flokët” e dëborës dhe ulen temperaturat, si pritet moti gjatë kësaj jave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi që në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga vranësira të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe zonat qëndrore.

Duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dendësim të vranësirave që do të krijojnë mundësi për reshje në të gjithë territorin ku në ultësirën perëndimore herë pas herë do të kemi reshje afatshkurtra të shiut.

Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit.

E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit.

Në pjesën e tjetër të javës do të ketë dominim të motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në -4, ndërsa ato maksimale deri në 12- 13 gradë celcius.

Sa i përket parametrit të erës do të jetë problematike pasi do të jetë mbi 70km/h duke sjell probleme sa i përket valëzimit në detin e hapur

Të fundit

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e...

Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën

Ajo e ka denoncuar sistemin fiskal të Shqipërisë si më të rëndin në rajon, duke e cilësuar si një strukturë që favorizon një pakicë...

Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, aktivizohen dy vatra

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht. Vatrat e zjarrit kishin përfshirë...

Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës

Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat...

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë...

Lajme të tjera

Web TV