Arqipeshkvi Frendo mesazh shqiptarëve: Mos e braktisni vendin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbjet e mëdha nga tërmeti dhe situata e vështirë politiko-ekonomike që kanë goditur sëfundi Shqipërinë, kanë detyruar Arqipeshkvin Katolik, Imzot George Frendo, që t’i lëshojë popullit shqiptar një mesazh të fortë dhe drithërues.

Pikërisht në vigjilje të Krishtlindjes, Arqipeshkvi Metropolitan dhe Presidenti i Konferencën Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Frendo, iu është drejtuar jo vetëm besimtarëve Katolikë por edhe gjithë shqiptarëve.

Sipas Imzot George Frendos, një nga tiparet më të bukura të shqiptarëve është solidariteti dhe mbështetja që ata i japin njëri-tjetrit në raste të vështira.

Ja mesazhi i plotë i Imzot George Frendo O.P.:

“Në një varfëri ekstreme ka lindur ai që bota e kishte pritur si princ, si shpëtimtar: Jezu Krishti. Asnjë bujtinë, asnjë shtëpi nuk ka gjetur vend për Marinë, në orët e fundit të shtatzanisë së saj.

Sivjet, foshnja Jezus u bashkohet atyre që, në këto katër javë, po kalojnë ditën e natën nën një tend, jashtë shtëpisë së tyre. U bashkohet atyre që, atë natë të 26 nëntorit, në pak sekonda kanë humbur gjithçka, disa kanë humbur edhe jetën.

Në shpellën e Betlehemit shohim një çift shumë të varfër, që dëgjojnë dënesën e foshnjës së sapo lindur, atë dënesë që sot bashkohet me dënesën e atyre që, para katër javësh, nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga termeti, kanë nxjerr trupin e pajetë të të afërmve të tyre.

Por heshtja e natës së lindjes së Jezusit u thye nga ëngjëjt që zbritën nga qielli duke kënduar si edhe nga barinjtë që shkuan me nxitim drejt shpellës dhe u bashkuan me Marinë e Jozefin.

Nata e 26 nëntorit ka qenë një tragjedi e madhe. Por ka qenë edhe rast që shumë njerëz, shqiptarë si edhe të huaj, të tregonin solidaritetin e tyre me ata që kanë humbur një ose më shumë persona të vdekur nën rrënoja, dhe me ata që kanë humbur shtëpinë.

Lexo edhe :  "Kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë"

Ne, si Kishë Katolike, por jo vetëm ne, jemi duke ndihmuar shumë persona që po vuajnë pasojat e tërmetit. Sot, nga grazhdi, Jezusi fëmijë, i etur dhe lakuriq, na kujton fjalët që ai, si i rritur, na tha: “Pata uri, e më dhatë për të ngrënë, isha i zhveshur e më veshët”.

Ndoshta shumë prej jush ëndërroni të largoheni nga Shqipëria. Por ëndërroni më shumë të krijoni një Shqipëri më të mirë. Vlerësoni më shumë gjërat e bukura në këtë vend dhe tiparet e bukura që keni trashëguar si popull, ndër të cilat sot përmend veçanërisht solidaritetin që tregoni në rast fatkeqësie.

Nga grazhdi yt, o Jezus fëmijë, hidhe shikimin tënd mbi Shqipërinë. Dhe ne, të dashur vëllezër e motra, le të vendosim shpresën tonë në atë që, si i rritur, ka dhënë shëndet atje ku nuk kishte shpresë për shëndet. Ruaje, o Zot, Shqipërinë tonë”./Fjala.al/

 

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV