Gjyshja e Kiarës rrëfehet si e sheh mbesën në raport me Luizin brenda shtëpisë së “BBV”..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyshja e Kiara Titos, një nga konkurrenteve të Big Brother Vip, e ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ foli për eksperiencën e mbesës së saj në shtëpi. Violeta Greca, gjyshja nga ana e mamasë së Kiarës tregoi se është një ndër fanset më të mëdha të saj, ndërsa e ka lënë edhe pa gjumë duke e ndjekur.

“Pa gjumë më ka lënë, në dy orë nga 10 min shkëputje. E ndjek për çdo gjë, dua të jetë e para”, u shpreh ajo.

Violeta tregoi gjithashtu se prindërit e Kiarës jetojnë në Itali ndërsa ato kanë jetuar bashkë.

“Neve si familje na duket shumë mirë, po të kemi parasysh se të jesh edhe ti vetë do thuash ndonjë gjë. Kiara ka tipin ashtu. Kiara siç është atje është edhe në shtëpi.. është vetvetja”, tregoi gjyshja.

“Nuk do Kiara sherr, nuk i ka qejf debatet”, shtoi ajo.

Për sa i përket historisë me Luizin ajo tha:  “Është vetvetja aty ka hyrë vetëm do dalin vetëm tha, rruga se si do ecin se si shkojë është puna e tyre. Ne as e shajmë atë djalin, ai është djalë i mirë me parametrat e veta, ne nuk ndërhyjmë.”

Gjysha e konkurrentes shprehu gjithashtu se Luizi e ka bezdisur Kiarën dhe do të dëshironte që këtë eksperiencë ta vazhdonte vetëm.

Violeta tha se nuk do donte që Kiara të ishte aq e qetë, ndërsa si konkurrente më të fortë përmendi Oltën, teksa shtoi se “ia kishte frikën” në raport me mbesën e saj.

Të fundit

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Dafina Zeqiri, koncert pas lindjes? Ja fotoja që ndezi dyshimet

Këngëtarja, e cila u bë nënë së fundmi, duket në formë dhe e buzëqeshur, ndërsa postimi ka ngjallur aludime se ajo mund të jetë...

E vërteta e videos që u bë virale në “Tik Tok”

Mediat sociale, veçanërisht Tik Tok, kanë publikuar masivisht këtë fundjavë pamjet e një ngjarje të pabesueshme ku shihet sesi një delfinë vret trajneren e...

Sulmi ajror izraelit vret gazetarin e Al Jazeera-s në Gaza

Një nga gazetarët më të njohur të rrjetit Al Jazeera, Anas Al Sharif, është vrarë së bashku me katër kolegë të tjerë në një...

Lajme të tjera

Web TV