Lubonja për grabitjen e bujshme: Të gjithë e dinë që është lakuriq, mbreti nuk çan kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rubrikën “Opinion” në News24, mes të tjerash u diskutua në lidhje me grabitjen e bujshme të Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir, të cilët vodhën 120 mijë euro në shtëpinë e ish zyrtares së lartë në Kryeministri, Alda Klosit.

Në një lidhje skype, analisti Fatos Lubonja u shpreh se e vërteta është që në Shqipëri të gjithë i dinë të gjitha skandalet, aferat, madje edhe me emrat, duke bërë një paralelizëm me historinë e mbretit që ishte lakuriq dhe askush nuk guxonte t’i tregonte se ishte pa rroba.

Lubonja tha se këtu të gjithë e thonë të vërtetën por se “mbreti” nuk e “vret mendjen” pasi ka kapur çdo gjë të mundshme dhe nuk ka frikë për pasojat.

Pjesë nga biseda në studio:

Ina Qirjo: Skandali në shtëpinë e ish zyrtares së lartë të Kryeministrisë Alda Klosi. Si e keni parë ju këtë ngjarje. A duhet të nisë SPAK hetimet?

Fatos Lubonja: Ajsbergu tek ne ka dalë i gjithi, të gjithë e shohin, është si historia e mbretit lakuriq. Tani s’ka njeri që se ka marrë vesh që ajsbergu duket sheshit, por edhe e themi, por mbreti nuk çan kokë fare, sepse ka kapur gjyqtarë dhe të gjitha dhe jemi në një situatë ku ky është rendi i gjërave në Shqipëri, të vjedhësh, të ndërtosh me para të vjedhura, të bësh politikë e të ngrihesh në karrierë, është normale është rendi i gjërave në Shqipëri. Llogarite sa fuqi ka zonja Klosi dhe krahasoje me të tjerët sa kanë marrë të tjerët. Të gjithë i dimë edhe me emra. Poshtërohemi akoma edhe më shumë se dalin provat dhe shohim që askush nuk vepron. Pse vlen atëherë t’i dimë e ti themi?
Rozeta s’do tregojë emrat e atyre që i ka marrë paratë jo se nuk do ajo, por sepse nuk e lënë. Është e qartë nga kanë dalë ata para, është një skemë dhe secili merr atë që i takon. Ajo i ka vjedhur tek kolegë të zonjës Klosi, mendoni ju që se dinë se ku ka punuar ajo? Mendoj se mbulojnë dikë.

Lexo edhe :  “Mbushet” portali i denoncimeve/ “Hapësira ime publike”, mbi 3000 ankesa nga qytetarët

A do dalin emra të tjerë?

Aq sa dolën në rastin e Kokës dhe Alqi Bllakos, është e mbyllur çështja. Janë një bandë që kush kapet në mënyrë flagrante do paguajë pak.
Qeverinë kjo po e çon në pasurin ndërsa Shqipërinë në gropën më të zezë në histori në kuptimin moral, politik dhe ekonomik. Një popull që s’ka turp të vjedhë, nuk di si ua tregojnë edhe fëmijëve, kjo bëhet normë. Ekonomia jonë duke qenë kriminale nuk na bën dot të jetojmë me dinjitet. Ekonomia e parave të pista nuk ka të ardhmen.

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV