Analiza/ Mbipopullimi në burgje, Manja: amnisti penale në 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha dje se pritet amnisti penale për të burgosurit në vitin 2023. Një nga shkaqet që do ndërmerret nisma lidhet me mbipopullimin në vendet e vuajtjes së dënimit.

Në vititn 2023 do të ketë aministri për të burgosurit që kanë kryer vepra penale. Këtë e ka bërë me dije ministri i Drejtëisë Ulsi Manja gjatë një konference të përbashket me ministrin e Brendhshëm Bledi Çuçi. Në lidhje me pyetjen mbi pupullimin e burgjeve dhe masat që do të merren në këtë drejtim, Manja e pranoi si fakt. Ministri i Drejtësisë tha se është e vërtetë që në sistemin e burgjeve numri i të paraburgosurve tejkalon numrin e të dënuarve dhe sa i përket paraburgimit ne kemi një mbipopullim. Mbipopullimi sipas Manjës ka shumë faktore, sipas tij por kjo lidhet edhe me veprimtarinë e sistemit gjyqësor. “Sistemi i drejtësisë do duhet t’i parashohë të gjitha masat. Por kjo është pjesë e përgjegjësisë së sistemit të drejtësisë. Me fillimin e punës shpresojmë të ecin proceset gjyqësore dhe ne të lirohemi nga kjo ngarkesë”, ësjtë shprehur Manja. Duke folur për Amnistinë Penale, Manja tha se ky është një mekanizëm për uljen e mbipopullimit të sistemit të burgjeve, ndërsa bëri me dije se për vitin 2023, një nga objektivat e dikasterit që ai drejton është që t’i propozojnë parlamentit miratimin e një amnistie penale. “Amnistia penale është një mekanizëm për uljen e mbipopullimit të sistemit të burgjeve. Për vitin 2023 në objektivat tona është që t’i propozojmë Parlamentit miratimin e një amnistie penale”, ka thënë Manja.
Sfida e 2023
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri analizën e punës së dikastereve që ata drejtojnë për vitin që sapo lamë pas. Sipas Manjës, një nga arritjes kryesore të Ministrisë së Drejtësisë ishte miratimi i Hartës së re Gjyqësore, ndërsa prioritet, sipas tij, mbetet zbatimi i mëtejshëm i saj gjatë këtij viti ku sapo kemi hyrë. Një tjetër çështje me rëndësi, sipas Manjës, është edhe procesi i Vetingut dhe përmbyllja e tij me sukses. Po ashtu, Manja përmendi edhe rritjen e kuotave të kandidatëve për në Shkollën e Magjistraturës. Prioritet tjetër i rëndësishëm për vitin 2023, sipas ministrit Manja, është edhe lehtësimi i stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. “Edhe sistemi noterial është në fokusin tonë, ku është bërë dhe do të vijojë filtrimi i noterëve në sistem, ku kujtojmë se deri më tani kemi hequr 10 licenca dhe janë në proces hetimi 7 të tjera, që mund t’u hiqet licenca”, u shpreh Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV