Jashtë i lidhur por beqar brenda, Bjordi rrëfen arsyet: Ja çfarë më ka traumatizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bjordi Mezini është një nga konkurrentët e rinj që iu bashkuan “Big Brother Vip”. Sot një regjisor në karrierë, mirëpo Bjordi nuk është aspak një emër i panjohur për publikun. Ai u bë i njohur pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother” në vitin 2009.

Pas plot 14 vitesh ai duket se ka vendosur të rikthehet aty ku e nisi vetëm se këtë herë i rrethuar nga “personazhe të njohur”.

Ai ka nisur lojën dhe rrëfimet e tij brenda shtëpisë, ku ditën e sotme ka folur jetën e tij sentimentale, duke treguar se ka dikë jashtë, megjithatë aty ka hyrë si beqar.

Sipas tij, jo se po kërkon të ketë diçka me dikë brenda shtëpisë, por beqar në kuptimin që nuk do të flasë për historinë që ka jashtë dhe as ta përfshijë atë në bisedat me banorët apo në lojën e tij. Bjordi gjithashtu shpjegoi se arsyeja përse ka marrë këtë vendim është spese historia publike që ka pasur e ka traumatizuar jo pak.

“Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak. Për mënyrën si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike, përfshirja e publikut edhe mediave ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time, por edhe në karakterin tim. Kjo gjë më ka bërë të kuptoj se disa gjëra në jetën time nuk do t’i ndaj më kurrë.”- tha banori i “Big Brother Vip”, referuar lidhjes së tij me ish-banoren e ndjerë të “Big Brother”, Adela Xhamani.

Bjordi dhe Adelajda ishin dy nga emrat më të përfolur të “Big Brother Albania 2”, në vitin 2009, ndërsa raporti i tyre, nisur edhe nga rrethanat, konsiderohet si një nga historitë më ikonike të dashurisë në këtë reality shoë në Shqipëri.

Të fundit

Refuzohet kërkesa për liri e Florenc Çapjas

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën për liri të Florec Çapjas, i ekstraduar në maj nga Dubai. Një Kolegj...

Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka...

“Keni 7 ditë kohë të lironi territorin e zaptuar”, qeveria vijon me ultimatumet

Bizneset të cilat janë të lokalizuara pranë akseve kombëtare duke mos respektuar distancën e sigurisë nga rruga, do të kenë 7 ditë kohë duke...

Lista: Kush janë 10 lojtarët më të shtrenjtë në botë?

Lamine Yamal është shpallur lojtari më i vlefshëm në botë, me një vlerësim marramendës prej 279.7 milionë euro, sipas analizës së fundit nga 'Football...

Pato i jep lamtumirën futbollit, legjenda do jetë “baba full time”

Alexandre Pato, ish-sulmuesi i Milanit, ka vendosur t’i japë fund karrierës si futbollist. Në një intervistë rrëfyese për “Gazzetta dello Sport”, braziliani flet me...

Lajme të tjera

Web TV