Lëvizjet në PD/ Salianji, “asnjanësi” në duart e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Loja në PD për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi dhe caktimin e Ervin Salianjit në vendin e tij, ka futur në lojë edhe Berishën. Alibeaj kërcënon me përjashtime, por me vendimin e fundit për largimin e katër deputetëve po i ikin edhe mbështetësit e tij. Alibeaj mund të humbë drejtimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, por ende mban fort vulën, pasi Gjykata e Apelit po zvarrit çështjen.

Në këtë kohë kur Partia Demokratike vijon të jetë e ndarë, me dy a më shumë pretendentë në kryesinë qëndrore dhe po aq të ndarë në bazë, deputeti Ervin Salianji ka ditë që po bën betejën për të rrëzuar Enkelejd Alibeaj. Deputeti Salianji që deri më tani ka tentuar të jetë si “pol i tretë” brenda partisë, as me Berisën dhe as me Grupimin Basha po kërkon të marrë drejtimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së. Të paktën firmat që ai kërkon për të shkarkuar Enkelejd Alibeajn si krytar grupi po vjen një një kohë jo të përshtatshme për atë copën e partisë që drejtohet nga ky i fundit. Ndërkohë që forcat politike po përgatiten për tu futur në zgjedhje, Salianji tenton për të shkarkuar Alibeajn. Dhe kjo gjë doli qartë në publik, pasi ndërkohë që po mblidheshin firmat për shkarkim, Alibeaj vendosi të largojë nga grupi parlamentar katër deputetë për të mos pasur numrin e nevojshëm të vendimmarrjes. Edhe pse largimi i tyre nuk u përkrah edhe nga deputetët mbështetës të Alibeajt, kreu de fakto i PD-së Sali Berisha e atakoi fort vendimin për përjashtim. Deri tani Salianji ka arritur që të sigurojë vetëm 14 nënshkrime nga 38 deputetë që grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka zyrtarisht në listën e depozituar në institucionet e Kuvendit të Shqipërisë. Duhet thënë se grupet parlamentare janë institucione të Kuvendit dhe jo ekskluzivisht partiake ndaj edhe funksionimi i tyre bëhet sipas Rregullores së Kuvendit. Pra, gjithçka që duhet të ndodhë brenda grupit parlamentar demokrat do të duhet të jetë në zbatim të rregullave të Kuvendit që të mund të jetë ligjërisht i zbatueshëm nga organet e Kuvendit të Shqipërisë. Duke i hequr Alibeajt drejtimin e grupit, i bie një nga fuqitë që ka, pasi vijon të theksoijë me të madhe se vetë Alibeaj është kryetar i Partisë Demokratike dhe për ta vërtetuar tregon “vulën”. Ervin Salianji, me mbështetjen e fuqishme të Sali Berishës, deri ka mbledhur 14 firma, kryesisht deputetë të ‘Rithemelimit’, përveç Ferdinand Xhaferrit dhe Bledion Nallbati që kanë dalë tashmë nga ‘rreshti’ i Alibeajt.

Lexo edhe :  BE hap sot rrugën për kapitullin e fundit të negociatave me vendin tonë

Reagimi i Berishës

Në një kohë kur ka nisur mbledhjen e firmave të deputetëve për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn si kryetar grupi, Berisha qartëson edhe Ervin Salianjin se vetëm bekimi i deputetëve nuk i mjafton, por duhet të kalojë në votimin e strukturave. Sali Berisha thotë se nuk ka asnjë shkelje sa i përket zgjedhjes së Ervin Salianjit si kryetar i grupit parlamentar në PD. “Asnjë shkelje. Por jemi para një rrethane të tillë nënkryetari i PD-së që kryesonte grupin parlamentar Luciano Boci ka vendosur që të kandidojë për qytetar të parë në bashkinë e Elbasanit si kandidat PD-së për Elbasan. Ai nuk mund të mbaj më mandatin e deputetit dhe për rrjedhojë as atë të grupit parlamentar. Është krijuar një vakancë dhe në këtë kontekst Ervin Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar. Do të respektohet vullneti i zgjedhësve nuk ka asnjë shkelje”, u shpreh Berisha. Bëse Salianji arrin të marrë votat e nevojshme për shkarkimin e Alibeajt dhe më pas emërimin e tij si Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, situara trazohet disi dhe Berisha arrin një fitore të vogël. Megjithatë çështja më e madhe është vula dhe logo e Partisë Demokratike e cila deri tani zyrtarisht i ka mbetur Alibeajt, pas tërheqjes së Lulzim Bashës, ndonëse ky i fundit me “letra” në KQZ dhe gjykatë vijon të jetë kryetar. Pavarësisht pretendimeve se kush ka vulën, qartësisht duket se Berisha ka mbështetje më të madhe në elektorat, ndërsa Alibeaj ka kërcënuar që do të dalë me kandidatët e saj në zgjedhjet lokale, duke përçarë edhe më shumë opozitën.

Të fundit

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, Trump: E mirë për të gjithë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur një marrëveshje tregtare me Bashkimin Europian pas një takimi të...

Kur Shqipëria stërviste udhëheqësit e Palestinës

YLLI MOLLA - Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me...

Kreshnik Spahiu: Pse Shqipëria ka shumë rrugaçë?

Ishte një pasdite shtatori e vitit 1988, kur po kthehesha nga shkolla për në shtëpi. Në oborrin e lagjes pashë disa njerëz të ulur...

“Qava si për djalin tim!” Gazetarja letër djalit që u dhunua për një shishe ujë

Gazetarja Fatma Haxhialiu e cila jo më larg se pesë muaj më parë solli në jetë një tjetër bekim, duke u bërë mami e...

42-vjeçarja çeke mbytet në Qerret

Një pushuese nga Çekia ka humbur jetën në Qerret të Kavajës pasditen e të dielës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në plazhin...

Lajme të tjera

Web TV