“Merkato e janarit”/ Nga PL tek PS për “lumturinë” e Shkodrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti Agron Çela, i dalë me votat e Lëvizjes Socialiste për Intregrim, aktualisht PL, tha një prononcim për media se ka gjetur lumturinë pranë PS-së. Sipas tij, janë marrë premtime se qeveria do të bëjë shumë punë të mira për Shkodrën.

Është vetëm një votë në Parlament, por në Shkodër ndikimi i tij mund të përkthehet në mijëra vota në favor të mazhorancës, e cila duket se në zgjedhjet e 14 majit kërkon që Shkodrën ta fusë në oazin e bashkive të drejtuara nga PS. Deputeti Agron Çela u shkëput nga Partia e Lirisë dhe tashmë është zyrtarizuar si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Lëvizja e tij në fakt nuk ishte tentativë e mazhorancës për të shtuar një votë më shumë në Parlament, por synimi që me fushatën që do të bëjë Çela në Shkodër, votat e Partisë së Lirisë (ish-LSI) të kalojnë për kandidatin e mazhorancës i cili edhe pse nuk është zyrtarizuar ende është Benet Beci, që në Shkodër do të ketë rival kryebashkiakun aktual Bardh Spahia, i cili fitoi në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit të vitit të kaluar. Kërkohet maksimalizimi i votave nga PS me çdo formë dhe ardhja si përforëcim e Agron Çelës nuk është pak. Ai dje në prononcimin që ka dhënë për mediat është shprehur se tek PS ka gjetur më në fund qetësinë në politikë. Për të shprehur këtë lumturi të re, duket se nuk i mjafton as gjuha shqipe, teksa u tregon për herë të parë mediave, pse e mori vendimin për të braktisur partinë e Ilir Metës që e kishte bërë deputet. “Besoj se e kam gjetur rrugën e duhur për qytetin dhe qarkun tonë. I uroj suksese pa diskutim Partisë së Lirisë, por këtu jam më ”happy” dhe besoj që do të bëj punë më të mira për Shkodrën”, deklaroi Çela. Kolegun e tij socialist, Benet Becin, e sheh si kandidaturën më të mirë të mundshme për mazhorancën në Bashkinë e Shkodrës. “Shumë i fortë, fitues dhe me eksperiencë të madhe”, ishte cilësimi i tij për kandidatin e mundshëm të partisë së tij të re. Vetëm tre ditë para deputeti i konvertuar në socialiste ka shkuar në Kryeministri ku ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë dhe një pjesë të socialistëve. Këtë gjë e ka konfirmuar dhe vetë kryeministri Rama, i cili ka publikuar dhe disa foto me Çelën në llogarinë e tij në Facebook. “Shkodra na bashkon – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit,”- shkruan Rama krah fotove. Pjesë e këtij takimi duket se kanë qenë dhe ministres Elisa Spiropali dhe Edona Bilali. Futjen e Çelës në PS, e konfirmoi dje dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi. Ky konfirmim vjen vetëm pak ditë pasi në një konferencë për mediat më 6 janar, Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mohuar zërat për largimin e deputetit Agron Çela drejt Partisë Socialiste. Ai tha se këto janë lajme të porositura dhe se nuk ka ndërmend të merret me merkaton e maxhorancës pasi këtë fushë, sipas tij, e menaxhon ministrja Elisa Spiropali. Deputeti Agron Çela është larguar nga Partia e Lirisë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë deputeti, por nuk kishte treguar nëse kalimi në Partinë Socialiste është zyrtarizuar. Çela është shprehur se po studion disa alternativa. Kryeqendra e veriut është e vetmja bashki që PS-ja nuk ka arritur të vendosë një përfaqësues të saj në karrigen e kryetarit, madje as në zgjedhjet e 2019, proces në të cilin garoi e vetme.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV