“Bandat shqiptare dominojnë tregun e kokainës”, bashkëpunimi i policisë angleze me SPAK..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat britanike kanë zbuluar se policia e Yorkshire në Mbretërinë e Bashkuar është duke bashkëpunuar me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e drejtësisë me qëllim për të goditur bandat e krimit të organizuar që veprojnë në Britaninë e Madhe.

Partneriteti, i quajtur Ekipi i Përbashkët Hetimor dhe i përbërë nga oficerë të Skllavërisë Moderne të Policisë së Yorkshire-it të Jugut dhe Ekipit të Vulnerabilitetit të Krimit të Rënda dhe të Organizuar do të punojë me Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit të Shqipërisë (SPAK).

Sipas “examinerlive” rezultati i parë i suksesshëm i këtij bashkëpunimi ishte arrestimi dhe dënimi i dy kriminelëve, njëri prej të cilit shqiptar, që mbajtën peng dhe torturuan dy persona të tjerë me qëllim marrjen e parave.

Kryeinspektori Mark Oughton, tha: “Ne e dinim shumë herët në hetimin tonë se ky rast do të kërkonte bashkëpunim ndërkombëtar, duke qenë se viktimat ishin nga Shqipëria dhe ishin trafikuar potencialisht në MB për t’u shfrytëzuar, dhe të dyshuarit ishin nga Shqipëria dhe Lituania.

“Hetimet fillestare zbuluan se viktimat ishin mbajtur dhe dhunuar në përpjekje për të zhvatur para nga familjet e tyre, të cilat ndodheshin ende në Shqipëri. Ishte e qartë se ne po shikonim një krim të rëndë të organizuar ndërkufitar dhe kështu, duke punuar me Njësinë e Çështjeve Komplekse të Shërbimit Prokurorial të Kurorës, iu drejtuam Hagës për autorizim për të kryer hetime në Evropë dhe për t’i kërkuar zbatimit të ligjit lituanez dhe shqiptar”.

Të fundit

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i...

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit...

Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij. Përmes postimit, ai ka falënderuar publikun...

PD që nuk ndryshon kurrë! Vetëm 14 deputetë futen për herë të parë në Parlament

Nga 50 mandate që Partia Demokratike dhe aleatët e saj arritën të fitonin nga beteja elektorale e 11 majit, vetëm 14 prej tyre ulen...

Interi ‘bllokon’ Kristjan Asllanin? Çfarë po ndodh në Milano…

Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por...

Lajme të tjera

Web TV