“Nuk do të dilja gjallë”/ Flet 43-vjeçari që ‘ngeci’ i bllokuar në kanione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili u shpëtua nga forcat RENEA pasi mbeti i bllokuar prej pasdites së djeshme në kanionet e Gramshit, ka folur pasi doli shëndoshë e mirë.

Ai tha se ishte një situatë e frikshme, ndërsa tha se duhet menduar dy herë nëse shkohet në të tilla terrene.

“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme. Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai.

Të fundit

Shtohen operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm, 100 të arrestuar në Çikago

Organet federale të zbatimit të ligjit i kanë shtuar operacionet për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në disa qytete...

Themeluesi i Playboy pagoi 75 mijë dollarë për t’u varrosur pranë Marilyn Monroe

Pavarësisht se nuk e takoi kurrë personalisht, Hugh Hefner zgjodhi që 25 vjet para vdekjes së tij të prenotonte një varr pranë Marilyn Monroe, duke shkaktuar...

“Squid Game”/ Zbulohet data e premierës së sezonit 3

Sezoni i tretë i serialit “Squid Game” do të transmetohet më 27 qershor, njoftoi Netflix. Lajmi u zbulua në një event të Netflix, së bashku...

Gjendet në rezervuar trupi i 54-vjeçarit të zhdukur prej ditësh

54-vjeçari V. L. i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij është gjetur i pajetë në rezervuarin e Kamenicës.

Beleri dhe Dule nuk u lejuan të takonin Metën në qeli? Reagon SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK ka reaguar pas akuzave të Partisë së Lirisë për ndalimin e eurodeputetit Fredi Beleri...

Lajme të tjera

Web TV