Reshjet e dendura/ IGJEUM paralajmëron rrezik për përmbytje, ja ku priten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu. Sipas Institutit të Gjeoshkencave situata në veri të vendit pritet të jetë problematike, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët, por në mbrëmje do të intensifikohen.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, në këto zona mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes u kërkon Bashkive marrjen e masave në rast të përkeqësimit të situatës.

Në zonën e Alpeve parashikohen reshje tepër të dendura dëbore në formën e stuhive të dëborës. Ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 800-900 metra reshje dëbore me intensitet të ulët.

Vendi ynë u përball me përmbytje edhe në muajin dhjetor, ku qarqet më problematike ishin Shkodra dhe Lezha.

Të fundit

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Shpërthen vullkani rus për herë të parë pas më shumë se 500 vjetësh

Një vullkan në lindje të largët të Rusisë ka shpërthyer për herë të parë në më shumë se 500 vjet, gjë që ekspertët thonë...

Lajme të tjera

Web TV