Ndërtimet në Tiranë, Mazniku: Kanë ardhur si pasojë e kërkesës në treg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka argumentuar dje se rritja e numrit të ndërtimeve në Tiranë ka ardhur si pasojë e kërkesës në treg.

Mazniku sqaroi se nëse do të kishte ndikim të parave të pista, të ardhurat nga ky sektor do të ishin më të larta se ritmi i rritjes së ekonomisë së vendit.

Ndërtimi, në matjen e GDP, e ka informalitetin zero sepse matet nga inputet dhe outputet, nuk matet nga të dhënat administrative. Sektorët si bujqësia, industria, tregtia dhe shërbimet, janë rritur me një normë më të lartë në Shqipëri, se sa industria e ndërtimit. Këto janë të dhëna të Bankës së Shqipërisë.  Fakti që në një moment të caktuar – në vitet 2011, 2012, 2013, 2014 – ke pasur një rënie të sektorit të ndërtimit, ky sektor si pasojë e kërkesë-ofertës e merr veten më vone, në vitet 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2020, duke iu afruar kështu ritmit të sektorëve të tjerë. Pra, kemi të bëjmë me një ritëm brenda normales të të dhënave ekonomike së vendit. A ka para të papastra? Mund të ketë, por kjo ndodh proporcionalisht me çdo sektor tjetër të ekonomisë. Në qoftë se do kishim para të papastra në ndërtimi, ritmi i rritjes së këtij sektori do të ishte më i lartë se çdo sektor tjetër. Fakti që ritmi i ndërtimit është nën ritmin e bujqësisë, tregtisë dhe shërbimeve të tjera, do të thotë që ky sektor nuk është veçanërisht i dëmtuar nga paratë e papastra”, sqaroi Mazniku në një intervistë për mediat.

 

Të fundit

I mbijetoi Holokaustit, legjenda olimpike nderron jetëE

Agnes Keleti, e mbijetuara e Holokaustit dhe medaliste e shumëfishtë olimpike, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare. Ajo kishte fituar dhjetë...

Masakra në SHBA dhe Mal të Zi/ Ministria e Jashtme…

SHQIPËRI- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për dy masakrat e ndodhura, njëra në SHBA me 15 viktima...

Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Autoritetet shëndetësore palestineze njoftuan të mërkurën se sulmet izraelite në Rripin e Gazës lanë të vrarë së paku 12 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë. Sulmi...

Fluks i lartë vizitorësh në Dardhë, bllokohet qarkullimi

Ditët e para të vitit 2025 kanë sjellë një fluks të lartë vizitorësh në fshatin Dardhë. Si pasojë, është shkaktuar vështirësi në qarkullimin e...

“Kontroll mbi Gjykatën Supreme”/ Ministrja e Drejtësisë propozon një mekanizëm të ri

Pas luftes së hapur që kryeministri i Kosovës i ka shpallur institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit Blerim Isufaj, që e ka thirrur...

Lajme të tjera

Web TV