Stuhi të forta, shi dhe dëborë, si do të jetë moti sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje. Ndërsa në zonat malore lindore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e forte si në tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Republikën e Kosovës ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente gjatë gjithë ditës, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere. Parashikohet që pasditja dhe deri në mëngjesin pas-ardhës reshjet të pësojnë intesifikim në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Për sa i përket, republikës së MV paraqitet me vranësirat dhe shira të dobët në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites do të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë MV duke sjellë shira me intensive mesatar dhe lokalisht intensivë. Priten gjithashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet në Italinë Jugore dhe gadishullin e Ballkanit ku reshjet do të jene me intensitet të lartë. Po ashtu me reshje dëbore vijon moti në gadishullin skandinav ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të dominojë  në Evropën lindore. Pjesërisht qendrën e kontinentit si edhe gadishullin Iberik.

Lexo edhe :  “Berishën e pret burgu i përjetshëm”/ Avokati: “21 janari” është kopsitur dhe faktuar

 

Të fundit

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Lajme të tjera

Web TV