U largua nga klubi pas 20 vitesh, ja lamtumira prekëse e Nedved për Juventusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditë lamtumirash te Juventusi. Përveç asaj të Andrea Agnelli, klubin bardhezi e ka përshëndetur edhe Pavel Nedved. Ish-kampioni çek, gjatë mbledhjes së aksionarëve, e dorëzoi detyrën e zv.presidentit, duke rezervuar fjalë të ëmbla ndaj klubit të Juventusit:

“Ne kemi biseduar shumë herë, por e ndjej se është për detyrë t’ju falënderoj të gjithëve. Rrugëtimi këtu zgjati 20 vite. Unë isha një futbollist i ri, u bëra një menaxher në moshë të mesme. Që kur kam ardhur jam përshtatur me lehtësi.

Njerëzit këtu u sollën si familje për mua, e kuptova këtë klub, i cili jo vetëm që është ndër më të rëndësishmit në botë, por është një nder ta përfaqësosh atë, në fushë dhe pas tavolinës”. Historia e dashurisë mes Nedved dhe “Zonjës së Vjetër” ka vazhduar edhe jashtë fushës së blertë:

“Kisha ndalur së luajturi për disa vite, pastaj aksionarët më kërkuan të bashkohesha me bordin në vitin 2010. Vitet e para të mësimit ishin një shkollë e shkëlqyer për mua. Çdo ditë munda të mësoja diçka, duke dhënë kontributin tim.

Më pas u bëra zv.president, jam krenar për këtë detyrë. Ishte një nder i madh, por edhe përgjegjësi e madhe. Edhe ky post është pasion dhe nuk më ka munguar asnjëherë, që nga dita e parë e deri më sot, në këtë sallë”.

Ish-mesfushori në mbyllje i ka drejtuar një mesazh Agnellit: “Në fund, faleminderit si president, faleminderit për miqësinë tonë edhe jashtë punës, po mendoj edhe për ndeshjet tona, ku edhe ne u grindëm, por e forcuam bashkimin tonë, çka është vendimtar në punën tonë.

E di sa shumë e do Juventusin, sa sakrifica ke bërë te Juventusi, sa shumë ke qenë lider për këtë klub. Ishte nder të punoja përkrah teje, faleminderit president, faleminderit të gjithëve!”

Të fundit

“Le të vdesin”/ Emërimi i ministrit të ri nga Mistotakis shkakton polemika në Greqi

Qeveria greke ka zëvendësuar katër ministrat që të premten dhanë dorëheqjen si pasojë e skandalit për abuzimin me fondet...

Përfshihet nga zjarri zona naftëmbajtëse në Kuçovë, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat

Një zjarr ka rënë në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri, që u vërejt në kallamishtet e lagjes alarmoi banorët pasi në zonë...

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Lajme të tjera

Web TV